Natyrisht, ky është vetëm një iluzion optik – vetëm oftalmologu mund të vlerësojë gjendjen e vërtetë shëndetësore të syve tuaj. /Telegrafi/
Ka tri kombinime të numrave të cilët është e mundur të shihen.
Njerëzit miopë dallohen lehtë. Ata shohin dobët në largësi, andaj rrudhin sytë që deri diku të përmirësojnë imazhin e objektit të cilin e vështrojnë. Mirëpo, shumica nuk janë të vetëdijshëm se janë miopë, sepse rrudhja e syve u ka kaluar në shprehi.
Në qoftë se nuk jeni të sigurt a është shikimi juaj perfekt dhe a do të duhej të bëni një kontroll te oftamologu, shikoni mirë këtë iluzion i cili është para jush dhe mbani në mend cilët janë katër numrat e parë që i keni parë.
Nëse keni parë numrat 3246, do të thotë që me siguri jeni miopë dhe mbase keni astigmatizëm.
Astigmatizmi është kur syri juaj është më shumë i formuar si top ragbi sesa si top futbolli, gjë që shkakton që drita të fokusohet përnjëherë në më shumë se në një vend.