×
  • Auto
  • Auto

    Testohet me sukses motori i parë ajror në botë me hidrogjen

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2022

    Kompania ajrore britanike EasyJet dhe kompania inxhinierike Rolls-Royce kryen me sukses testin e parë në botë të motorit modern ajror me hidrogjen.

    “Kjo shënon një hap të madh drejt argumentimit se hidrogjeni mund të jetë lëndë djegëse e aviacionit e së ardhmes me zero karbon dhe është një pikë kyçe e dëshmisë në strategjitë e dekarbonizimit nga Rolls-Royce dhe EasyJet”, thuhet në deklaratën e Rolls-Royce.

    Testi u zhvillua në një strukturë testimi të ​​Ministrisë së Mbrojtjes në Amesbury, Wiltshire.

    “Suksesi i këtij testi me hidrogjen është një moment historik emocionues”, tha shefi i teknologjisë së Rolls-Royce, Grazia Vittadini.

    Johan Lundgren, shefi ekzekutiv i EasyJet, tha se ky është një sukses i vërtetë i ekipit të partneritetit.

    “Jemi të përkushtuar të vazhdojmë të mbështesim këtë hulumtim revolucionar, sepse hidrogjeni ofron mundësi të mëdha për një sërë avionësh, duke përfshirë avionët e madhësisë EasyJet. Ky do të jetë një hap i madh përpara në përmbushjen e sfidës së emetimeve zero deri në vitin 2050”, tha Lundgren.

    Sekretari britanik i Shtetit për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale, Grant Shapps, theksoi se testi “është një demonstrim emocionues se si inovacionet mund të transformojë mënyrën se si jetojmë jetët tona”./FrontOnline/

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Auto13 Maj 2024
    Me 153,808 njësi të shitura vitin e kaluar, CX-5 ishte modeli më i shitur i Mazda-s në Amerikën e Veriut. Së fundmi,...
    Auto13 Maj 2024
    Siç raportohet, një epokë krejtësisht e re për Porsche 911 do të nisë me 28 maj. Kjo pasi po në atë datë...
    Auto10 Maj 2024
    Versioni i fundit i Citron Relay është mjaft i pazakontë. I quajtur Back to Back, furgoni duket si Photoshop, por në fakt...
    Të tjera
    Sport15 Maj 2024
    UEFA ka vendosur që në ndeshjet finale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të drejtën për të folur dhe diskutuar një vendim me...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden ka dënuar plagosjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico. Biden plagosjen e kryeministrit e ka quajtur akt të tmerrshëm...
    Lajme15 Maj 2024
    Kërkesa e fundit e vendeve perëndimore që Kosova të ndërmarrë hapa konkretë për draft-statutin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në Këshillin...
    Lajme15 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në lidhje me çështjen e dinarit, gjë e cila...
    Lajme15 Maj 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, njëherit deputete e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se për anëtarësimin në KiE ka humbur...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Dy persona janë vrarë pas një sulmi ajror rus në qytetin ukrainas Dnipro, ka thënë guvernatori rajonal, Serhiy Lysak. Lysak tha në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.