×
  • Lajme
  • Lajme

    Testet për COVID-19 së shpejti edhe në privat

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar një sërë masash për luftimin e pandemisë COVID 19, me të cilat ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore që të rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore përkatës për të trajtuar rastet e prekura me COVID 19.

    Po ashtu, me vendimin e ri qeveritar privatët janë më shumë të përfshirë, ndërsa së shpejti do të mund të kemi edhe teste për COVID-19 në spitale private pasi ato paraprakisht të licencohen.

    Ja masat që parashihen në vendim:

    Riorganizimin e klinikave në kuadër të SHSKUK-së, duke krijuar shtretër dhe hapësira shtesë;
    Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira në spitalet rajonale;
    Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira spitalore në institucione private shëndetësore në përputhje me ligjet në fuqi.
    Në këtë funksion obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të rrisin kapacitetet me personel shëndetësor të nevojshëm për trajtimin e rasteve të prekura me COVID 19, duke përfshirë:

    Riorganizimin e personelit shëndetësor në shërbim të rasteve të prekura me COVID 19;
    Mobilizimi i stafit shëndetësor në nivel vendi, duke përshirë sipas nevojave edhe ata profesionistë shëndetësorë që nuk janë të angazhuar momentalisht;
    Në veçanti, të shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet COVID 19.
    Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe të menjëhershme për të realizuar testimet virologjike, duke përfshirë:

    Shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve ekzistuese për testim;
    Krijimin e kapaciteteve të reja testuese në regjione;
    Licencimi i institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në përputhje me ligjet në fuqi;
    Prioretizim i testimit të personave më në nevojë.
    Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndajnë buxhetin e nevojshëm për blerjen e:

    deri në 100,000 teste virologjike;
    deri në 500,000 vaksina për gripin sezonal;
    të bëhen porositë e nevojshme për vaksinën eventuale kundër COVID-19, në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së;
    7 aparateve për testim,
    Terapive specifike për trajtimin e të prekurve me COVID 19 në përputhje me protokollet e Komisionit Evropian dhe OBSH-së;
    Ndarjen e buxhetit për angazhimin e personelit shëndetësorë shtesë sipas nevojës;
    Pajisjeve mbrojtëse për personelin shëndetësor sipas nevojës;
    Pagesën shtesë për angazhimin shtesë të personelit shëndetësor./kp/

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 24.07.2025 Mot ekstrem i nxehtë po parashihet ditëve të ardhshme të mbretëroj në vendin tonë. Ditën e premtë...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit dhe njëherësh udhëheqës i degës së PDK-së në këtë komunë, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas zhvillimeve të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Eugen Cakolli nga KDI deklaroi se pas afatit 30-ditor, Kuvendi nuk ka më legjitimitet. “E vetmja gjë e qartë është që pas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ka miratuar tekstin e një projektligji që garanton lirinë e dy organeve antikorrupsion në Ukrainë –...
    Lajme24 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore e Gjakovës , ka kërkuar paraburgim ndaj pesë të dyshuarve A.B., E.B., A.L., dhe A.K, për keqpërdorim i pozitës apo...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme dhe sqarim...
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas thirrjes që bëri pak më parë Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për bizneset...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin. Hargreaves tha se me Radoniqin folën...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Biznesmeni jugafrikan Errol Musk, babai i miliarderit Elon Musk, ka vizituar këtë javë Bosnjën për të vlerësuar potencialin e saj si një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.