Një tërmet me fuqi prej 6.9 ballë ka ndodhur sot në mëngjes në brigjet e provincës Lindore Nusa Tenggara të Indonezisë, bëri të ditur Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së vendit, transmeton njoftimin TCH.
Sipas agjencisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 171 kilometra në veriperëndim nga rrethi Larantuka në Regjencën e Flores Lindore.
Asnjë informacion mbi viktima eventuale nuk është dhënë, ndërsa nuk u dha as paralajmërim për cunami.
Më 19 gusht, dy tërmete tronditën provincën Bengkulu të Indonezisë. Tërmeti i parë ishte me fuqi prej 6.9 ballë, ndërsa tjetri i cili ndodhi gjashtë minuta më vonë 6.8 ballë.