×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tensionet me Greqinë, Erdogani i bën thirrje BE’së që të jetë neutrale

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Rexhep Taip Erdogan i ka bërë thirrje BE-së të jetë “e paanshme” në mosmarrëveshjen e gazit me Greqinë. Sipas njoftimeve të zyrës presidenciale në Ankara Presidenti turk i tha në një telefonatë Presidentit të Këshillit të BE-së Charles Michel se qëndrimi i Bashkimit Evropian në këtë çështje është një provë e sinqeritetit të tij. Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së duhet të jenë “të drejtë, të paanshëm dhe objektivë” dhe “të sillen me përgjegjësi” për “çështjet rajonale”, veçanërisht në Mesdheun Lindor.

    Michel nga ana e tij i kërkoi Erdoganit gjatë bisedës telefonike që të angazhohet për shpërshkallëzimin e konfliktit dhe të heqë dorë nga veprime që mund të ushqejnë më tej tensionet me Greqinë, tha një përfaqësues i BE-së.

    Edhe Qiproja e përfshirë
    Që nga zbulimi i rezervave të pasura të gazit në Mesdheun lindor ka pasur mosmarrëveshje të ashpra rreth shfrytëzimit të tyre. Përveç Greqisë dhe Turqisë, Qiproja ka gjithashtu pretendime për zonat detare në fjalë. Në mbështetje të pretendimeve të tyre Ankaraja dhe Athina kanë dërguar anije luftarake. Marrëdhëniet midis dy anëtareve të NATO-s janë jashtëzakonisht të tensionuara.

    Po ashtu ushtria turke po zhvillon që nga e diela në veri të ishullit mesdhetar të Qipros edhe një stërvitje ushtarake. Në veri të Qipros, që është e ndarë që nga një ndërhyrje ushtarake e Turqisë në vitin 1974, pra në Republikën Turke të Qipros, e cila njihet vetëm nga Ankaraja, ka të stacionuara trupa turke.

    Presidenti i Këshillit të BE-së, Mishel propozoi në kuadër të konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë një “konferencë shumëpalëshe” me pjesëmarrjen e Ankarasë. Takimi nuk ka për qëllim vetëm të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen mbi rezervat e gazit natyror, por edhe për çështjet e migracionit dhe të sigurisë.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, shefja e qeverisë daneze Mette Frederiksen zbuloi se çfarë...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë si një...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Slloveni ditën e sotme, ku deputeti i partisë SDS, Andrej Hoivik u ngjit në çatinë...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.