×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Telekomi thotë se zhbllokimi i llogarive u bë në marrëveshje me Devollët dhe përmbaruesin

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Përmes një komunikate për media nga Bordi i Përkohshëm i Telekomit kanë njoftuar për arritjen e pajtimit që të pezullohet për një afat të pacaktuar përmbarimi i mjeteve të kompanisë publike.

    “Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, i emëruar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, siguron për përkushtimin e vet, të punojë pa paragjykime dhe me durim, me të gjitha palët në këtë proces, pra Telekomin e Kosovës dhe me kreditorët e shumtë të cilët kanë interes që kompania të konsolidohet plotësisht. Në këtë proces Bordi është i fuqizuar me përkrahjen e pakursyer të aksionarit, pra Ministrisë së linjës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se Bordi i Ri ka analizuar situatën emergjente financiare, operative të korporatës dhe menjëherë si mase emergjente ka takuar kreditoret më të mëdhenj dhe përmbaruesin, duke kërkuar nga kreditorët mirëkuptim për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht Telekomi i Kosovës.

    “Bordi i perkohshme i Telekomit të Kosovës, i kryesuar nga Mehmet Berisha, ka arritur pajtimin për pezullim të përmbarimit të mjeteve të Telekomit për një afat të pa caktuar, deri në stabilizimin e gjendjes ekonomike të kësaj kompanie publike. Kështu, në biseda të ndara, me kreditorët si dhe me Përmbaruesin Privat dhe me përfaqësuesit e ATK-së, u arritën marrëveshje të zhbllokohen llogaritë bankare. Me Administraten Tatimore janë dakorduar modalitetet e marrëveshjes, ndërsa ristrukturimet/riprogramimet e borxheve të tjera do të bëhen muajt në vijim pas stabilizimit të gjendjes financiare”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.