×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Telekomi: Nuk e njohim borxhin ndaj Dardafonit, jemi duke përgatitur kundër padi në arbitrazh

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    U. d. Kryeshefja ekzekutive e e Telekomit, Burbuqe Hana ka thënë se janë duke përgatitur një kundër padi në arbitrazh ndaj Dardafon-it për bllokimin e llogarive bankare qw nuk është pritë kaq shpejt të nisë përmbarim.

    Këto komente Hana i ka bërë gjatë raportimit në komisionin për Ekonomi në Kuvend.

    Ajo tha se më anë të kësaj kundër-padie që është angazhuar nja kompani nga Parisi ta bëjë këtë, dhe pretendojmë mbi 100 milionë euro.

    Sipas saj, asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë për ta mbështetur kompaninë për të ngritur kundër padi pasi ka materiale të bollshme në favor të Telekomit.

    “Jemi të habitur me shpejtësinë që ka ndodhur nga përmbarimi. Është përgjegjësi e madhe që ka rënë mbi menaxhmentin dhe bordin. Pra, jemi afër falimentimit. Kemi një kundër padi, që aktualisht është duke u punuar. Kontestojmë këtë borxh pasi nuk është real nga Dardafon… Asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë për shpëtimin e Telekomi”, tha ajo.

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuqi po ashtu tha se sot kanë pasur një takim ndërmjet Qeverisë, Telekomit dhe Dardafon për të arritur një marrëveshje pa kushte, që të zhbllokohen llogaritë bankar deri më 1 tetor.

    Për këtë, deputetja Kusari Lila ka kërkuar të zhblloken llogaritë bankare, por jo me marrëveshje dhe me kushtëzime nga ana e Dardafon.

    Edhe Pal Lekaj deputet tha se Dardafon nuk do të ketë mëshirë ndaj Telekokit, pasi ka firuar të drejtën në institucionet e drejtësisë.

    Telekomi kompaninë mbrojtëse ndërkombëtare nga Parsi do ta paguaj

    285 mijë euro për këtë kundër padi.

    Para deputetëve U.d. kryeshefja ekzekutive në Telekom ka thënë se kosotoja e pagave në Telekom është 2 milionë euro në muaj për 2 mijë e 320 punëtorë sa janë aktualisht.

    Ndërsa, totali i borxhit duke llogaritë edhe atë të Dardafon-it janë 53 milionë euro si dhe ndaj ATK-së borxhet janë 4 milionë 400 mijë euro./kp/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.