×
  • Kronika
  • Kronika

    Të shtëna me armë në bjeshkën e Moknës, Policia arreston 4 serbë

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, me datën 15 gusht 2020 rreth orёs 17:00, ёshtё informuar nga njё qytetar, se nё bjeshkёn (Mokna), janё duke u dёgjuar tё shtёna me armё zjarri.

    Njësitet Policore tё Stacionit Policor Istog, menjёherё iu kanё përgjigjur ratsit, dhe me tё arritur nё vendngjarje ne vendin e quajtur (savina voda), ne bjeshkёn (Mokna)- Istog, nga zyrtarët Policor fillimisht ёshtё vëzhguar situata, dhe pas njё kohe tё shkurtër kanё dëgjuar tё shtёna nga armёt e zjarrit, Policia menjëherë ka marrё veprimet e duhura nё tri (3) lokacione ne distancë prej rreth 100 metra nga njёra tjetra, nё ato lokacione ishin tё vendosura disa “tenda”, aty ishin disa persona dhe automjete.

    Policia e Kosovёs nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit kanё filluar kontrollimin e tendave, veturave dhe personave qё ishin prezent, nё kёto lokacione, janё gjetur dhe konfiskuar:

    • Një (1) pistoletë e tipit M57 me një (1) karikator dhe 24 fishek,

    • Një (1) pistoletë e tipit CZ99 me dy (2) karikator dhe 15 fishek,

    • Një (1) pushkë automatike e tipit AK47 me dy (2) karikator dhe 92 fishek,

    • Një (1) pushkë (karabinë) me një (1) gëzhojë të shkrepur nga pushka e njëjtë

    • Një (1) pushkë gjuetie me 14 fishek.

    Lidhur me kёtё rast janё arrestuar katёr (4) persona tё dyshuar:

    • R.K. i lindur me 1972 fshati Zubqe- Zubin Potok

    • P.Lj i lindur me 1984 Mitroviё

    • G.M. i lindur me 1971 Mitrovicё

    • M.U. i lindur me 1993 Zubin Potok.

    Tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Nëntor 2024
    Rrjeti i Grave të Kosovës është thellësisht e indinjuar nga rasti i tmerrshëm ku një e mitur dyshohet se është dhunuar nga...
    Kronika04 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të dyshimit...
    Kronika04 Nëntor 2024
    Është dorëzuar vullnetarisht në polici, Granit Elshani – i dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e ndodhur në diskotekë “City Club”...
    Të tjera
    Lajme04 Nëntor 2024
    Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar...
    Vip04 Nëntor 2024
    Ish-burri i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3. Ai jo vetëm që do...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Eman Rrahmati, deputet nga Nisma për Familjen tha se kundërshtimi i tij në Kuvendin e Kosovës për Kodin Civil është njëri nga...
    Vip04 Nëntor 2024
    Është prezantuar klipi me momentet romantike mes Dianës dhe Arionit. Në këtë klip u përmblodhën momentet e tyre më të afërta, e...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se tash e 4 vjet ish krerët e UÇK po përballen me padrejtësi. Në Facebook, Klinaku...
    Vip04 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Burimi pas prezantimit të klipit të tij teksa bezdis vajzat, ai ka dhënë një mesazh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.