×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të paktën tetë persona vdesin pas një incidenti me gaz në Indi

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Tetë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë sëmurë, si pasojë e rrjedhjes së gazit në jug të Indisë.

    Rrjedhja në shtetin Andhra Pradesh është thënë të ketë ardhur nga fabrika e kompanisë, LG Polymers.

    Mjekët kanë thënë se “qindra” persona janë dërguar nëpër spitale – shumica duke u ankuar për ndjenjën e djegies në sy dhe problemeve me frymëmarrje.

    Incidenti, i cili ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit, me orën lokale, ka ndodhur për shkak të neglizhencës, kanë thënë zyrtarët.

    Rrjedhja ka ndodhur teksa fabrika është rihapur për herë të parë prej 24 marsit, kur India ka hyrë në izolim të plotë, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

    Ministri për Industri shtetërore, Goutam Reddy ka thënë për BBC-në se fabrika nuk ka ndjekur procedurat e udhëzimet e dhëna për rihapje.

    Teksa gazi është shpërndarë, banorët kanë vrapuar nëpër shtëpitë e tyre në panik.

    India ka histori tragjike me rrjedhje të tilla të gazit.

    Më 1984, një rrjedhje kimike nga një fabrikë në qendër të qytetit Bhopal ka lënë të vdekur mijëra persona, duke u konsideruar si katastrofa më e keqe industriale në botë.

    Më shumë se 35 vjet më vonë, viktimat kanë thënë se fëmijët ende lindin me probleme shëndetësore për shkak të efekteve të atij shpërthimi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.