
Të mërkurën në orën 11:00, pritet të mbahet seanca për votimin e Qeverisë “Hoti”, raporton Front Online.
Këtë e ka konfirmuar, Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, pas dorëzimit të kërkesës për seancë.
“Pas marrjes së aktgjykimit të Gjykatës, në emër të LDK-së dhe deputetëve nënshkrues kam dorëzuar kërkesën për seancë për ditën e mërkurë në ora 11:00 me një pikë të vetme të rendit të ditës. Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re. I kemi votat për formimin e Qeverisë. Do të jenë diku 64 vota ”, tha Gashi, raporton Front Online.
Ky hap vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për Kryeministër./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/177177493711582/