×
  • Lajme
  • Lajme

    Të enjten pritet takimi i radhës Hyseni-Gjuriq

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Ekipet e ekspertëve, në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, do të takohen gjatë kësaj jave. Sipas burimeve brenda Bashkimit Evropian, takimi pritet të zhvillohet të enjten dhe aty do të bisedohet për temat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik.

    Ky do të jetë takimi i dytë në nivel ekspertësh, pasi më 23 korrik, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, u takuan në Bruksel dhe biseduan për çështjen e të pagjeturve dhe të zhvendosurve.

    Kosova në dialogun në nivelin e ekspertëve përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni, ndërkaq Serbinë e përfaqëson drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

    Koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni, pas takimit me palën serbe më 23 korrik, deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje për kapituj të veçantë, përderisa nuk arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.Në Kosovë, kryeministri Avdullah Hoti, por edhe koordinatori Skender Hyseni, insistojnë se dialogu me Serbinë është vetëm në nivelin politik dhe nuk do të ketë diskutime teknike

    . Të gjitha takimet, siç ka deklaruar koordinatori Hyseni pas takimit të 23 korrikut, do të kenë për qëllim përgatitjet rreth draftimit të një marrëveshjeje finale, gjithëpërfshirëse.Burimet në BE pohojnë se varësisht nga rrethanat, gjatë vjeshtës presin rritje të dinamikës së takimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të përshpejtohet arritja e një marrëveshjeje. Synohet që takimet në nivel ekspertësh të mbahen çdo javë dhe dy herë në muaj të ketë takime në nivel të lartë politik ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq/REL/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.