×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksa 10 € për të hyrë në Prishtinë, kundërshtime, ftesë për protesta,…, këto janë reagimet e qytetarëve

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Paralajmërimi për një taksë prej 10 eurosh për të hyrë në  Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta.

    Madje ideja për vendosjen e kësaj takse ka qenë edhe objekt humori në dy ditët e fundit në rrjetet sociale.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është kritikuar nga oponentët politikë, por edhe nga qytetarët e shoqëria civile.

    Por, ka edhe të atillë që e kanë përkrahur idenë e të parit të komunës.

    Dikush këtë vendim e konsideron si jo të drejtë, për shkak të kushteve ekonomike që kanë qytetarët.

    “Ky është gabim i madh, nuk kanë njerëzit të japin, kjo është e tepërt”, thotë një qytetar.

    “Mirë more, mirë ia bën. Po çfarë mirimore,  ku me i marrë paret populli”, u shpreh RamadanKiqina.

    Njëjtë mendojnë edhe taksistët. Madje ata thonë se populli duhet të protestoj kundër këtij vendimi që sipas tyre është i panevojshëm.

    “Vendimi aspak nuk është i mirë, për arsye se dihen kushtet, rrethanat dhe është e pamundshme”, ka thënë Ilmi Hoxha.

    “Është e panevojshme, e dyta e bëjnë në Prishtinë me hy me pagesë, atëherë po dalim edhe ne në Podujevë, po e bllokojmë rrugën dhe nuk e lejojmë transportin për Prishtinë të hyjë. Kjo është shumë e thjeshtë. Të çohet populli në këmbë, të bëhet luftë civile”, thotë Isa Rushiti.

    “Kurrqysh hiç nuk është e arsyeshme të bëjë kështu”, tha një tjetër qytetar.

    Dikush tjetër është i habitur me këtë vendim.

    E ka edhe nga ata të cilët ia kujtojnë kryetarit të Prishtinës se nuk janë duke udhëtuar jashtë shtetit të Kosovës që të paguajnë taksë.

    “Keq, nuk e di a ka ma keq diku,unë nuk kam dëgjuar që duhet me hy në ndonjë qytet dhe të paguajmë”, u shpreh një qytetar.

    “Nuk po shkojmë tjetër shtet diku, vendim jo i mirë”, u shpreh ai.

    Por, ka edhe nga ata të cilët e konsiderojnë si të drejtë këtë vendim, krejt kjo që sipas tyre pasi komunikacioni në kryeqytet është i ngarkuar.

    “Sa i përket kolonës, do të ishte mirë” , tha një qytetar tjetër.

    “Për shkak të kolonës, shumë njerëz që vijnë shëtitën vetëm për qejf, për këtë arsye e bëjnë”, ka thënë Luan Pacolli.

    Por për disa të tjerë, çmimi prej 10 euro është i lartë, e ka të tillë që mendojnë se ky vendimështë pengesë për qytetarët dhe i arsyeton ata se kanë nevojë për lëvizje.

    “Nuk është e drejtë kjo, dhe për çmimin që e thanë deri në 10 euro , më duket që është shumë’’,ka thënë ai

    “Nuk bën, shumë vendim i keq është. Janë kushtet pandemike, njerëzit duhet të qarkullojnë, duhet me ecë”, u shpreh një qytetar./Front Online/

     

    https://www.youtube.com/watch?v=Krk2LucFZo4

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Lajme16 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka paralajmëruar një "përmbysje të ideologjisë së ‘përmbysësit të Kosovës’" në...
    Lajme16 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj ushtruesit të detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të...
    Lajme16 Janar 2025
    Një pensioner në Istog e ka bërë për “pesë pare” kryeministrin Albin Kurti. Ai e kritikoi Kurtin për rritje të vogël të...
    Lajme16 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për konstruktivitet në dialog. Kjo vjen pas deklaratës së djeshme të BE-së referuar mbylljes së strukturave paralele...
    Lajme16 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë...
    Vip16 Janar 2025
    Ambër ishte ditën e sotme, e ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel ku foli për daljen e saj nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.