×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Zbatoni rekomandimet e IKSHPK-së, do të ketë pasoja nëse shpallim “Gjendjen e Jashtëzakonshme”

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk kanë propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi do të kishte pasoja të mëdha për ekonominë. Mirëpo, ka thënë se gjendja aktuale nuk është e zakonshme dhe duhet të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së.

    “Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk propozoi shpalljen e “Gjendjes së Jashtëzakonshme”. Mirëpo, po vendosen masa strikte që duhet secili qytetar t’i zbatojë e respektojë. Sepse është në të mirën e shëndetit publik. S’ka alternativë tjetër pos respektimit të rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike”, ka shkruar Tahiri, në Fb, pas mbledhje së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

    “Nuk duam dhe do të mundohemi deri në fund të mos bëjmë mbyllje të përgjithshme. Të mos i mbyllim kufijtë, të mos i mbyllim aeroportet sepse pasojat janë të mëdha. Në këtë situatë duhet shtuar kujdesin në secilën fushë dhe sidomos në gastronomi”, ka shtuar ai.

    Tahiri ka thënë se për të ruajtur shëndetin e qytetarëve tanë kemi vendosur të ndalojmë të gjitha ahengjet në ambiente të mbyllura, pjesëmarrjen në varrime, të pamet dhe ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të ushtrimit të riteve në objekte fetare.

    “Gjithashtu, ditëve në vijim do të publikohen masat shtesë që do të targetojnë aktivitetet ku mund të ketë turma. Si vend dhe si shoqëri kemi kaluar beteja edhe më të vështira, por sot kemi të bëjmë me armik të padukshëm, andaj vetëm të disiplinuar duhet ta luftojmë bashkërisht”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.