Në Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë është intervistuar ish zëvendësdrejtoresha menaxhuese e AKP-së, Mrika Tahiri. Ajo është pyetur nga deputeti Hekuran Murati se përgjatë kohës sa ka qenë e angazhuar në AKP se a ka pas afërsi me ndonjë subjekt politik.
Ajo ka pranuar se pas gjashtë muajve në këtë detyrë ka marrë ftesë nga PDK-ja për të kandiduar për deputete në zgjedhjet e vitit 2010.
“Pas angazhimet tim në AKP pas 6 muaj kam marr ftesë që të jem pjesë e PDK dhe po kam marr pushim pa pagës. Kam garuar për deputete në listën e PDK në zgjedhjet e vitit 2010. Pas dëshmimit në këto zgjedhje më nuk kam qenë pjesë e asnjë mbledhje të PDK. Pra aty ka pushuar gjithçka dhe nuk jam marrë më politikë”, ka thënë ajo.