×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lituania kërkon që NATO-ja të rrëzojë dronët rusë mbi Baltik

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dronët rusë që hyjnë në hapësirën e tyre ajrore, pasi javën e kaluar një dron i Rusisë u rrëzua në Letoni.

    Avionët luftarakë nga shtetet e tjera të NATO-s kanë patrulluar qiejt mbi shtetet e Baltikut që kur ato u bënë pjesë e aleancës ushtarake më 2004, pasi tri ish-republikat sovjetike nuk kanë avionë të nevojshëm për patrullime.

    Avionët e NATO-s “nuk duhet vetëm të patrullojnë, por nëse është e nevojshme, edhe të shkatërrojnë dronë”, tha ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Laurynas Kasciunas.

    Ai shtoi se procesi i vendimmarrjes për këtë duhet të shkurtohet, në mënyrë që kjo të bëhet e mundur.

    Deklaratat e tij vijnë pasi të shtunën një dron i Rusisë u rrëzua në Letoni. Forcat e armatosura të Letonisë thanë se droni ishte i llojit Shahed, prodhim iranian, i pajisur me mjete shpërthyese.

    Të martën, presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, tha se shteti i tij po e diskuton problemin e dronëve rusë me aleatët e tij.

    “Po e ngremë këtë çështje me partnerët tanë në NATO lidhur me protokollet për pengimin e dronëve, duke bërë thirrje që avionët luftarakë të aleatëve të përdoren menjëherë pasi të shohin se dronë të tillë u afrohen kufijve tanë”, tha Rinkevics.

    Zyrtarët nga shtetet e Baltikut po ashtu i kanë bërë thirrje NATO-s që të dislokojë sisteme të mbrojtjes ajrore përgjatë kufirit lindor të aleancës.

    Shtetet e NATO-s nuk kanë sisteme të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore, por vitin e kaluar aleanca u pajtua për dislokime afatshkurtra për të zmbrapsur Rusinë.

    Në prill, Holanda dislokoi sisteme raketore Patriot për ushtrime në Lituani, por shtetet e Baltikut duan që të ketë dislokim të përhershëm në rajon të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

    Në fillim të shtatorit, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, tha se Varshava duhet të ketë të drejtë të rrëzojë raketa ruse që kërcënojnë territorin e saj nga hapësira ajrore ukrainase./rel

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    90 për qind e fëmijëve në Gaza, kanë vuajtur nga mungesa e ushqimit, gjatë 12 muajve të fundit. Kështu tha Shoqata e...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Alex Salmond, ish-kryeministri i Skocisë dhe një nga figurat më me ndikim në fushatën për pavarësinë skoceze, ka vdekur në moshën 69...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Natyra, qetësia dhe trashëgimia e pasur kulturore në Korçë e Pogradec, duket se po tërheq vëmendjen e turistëve. Këtë vit numri i...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Kosova arriti që të fitojë pikët e plotë në udhëtim ndaj Lituanisë, kundërshtar të cilin e mposhtën me rezultat të ngushtë 2-1...
    Sport12 Tetor 2024
    Kosova arriti që të fitojë pikët e plotë në udhëtim ndaj Lituanisë, kundërshtar të cilin e mposhtën me rezultat të ngushtë 2-1...
    Lajme12 Tetor 2024
    Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B....
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Natyra, qetësia dhe trashëgimia e pasur kulturore në Korçë e Pogradec, duket se po tërheq vëmendjen e turistëve. Këtë vit numri i...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris gëzon “shëndet të shkëlqyer”, dhe “ka qëndrueshmëri fizike dhe mendore” për të shërbyer si president, ka thënë mjeku...
    Lajme12 Tetor 2024
    Njëri nga ngasësit që ishte i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në Veternik, ku një kamionë goditi 7 vetura ku lëndoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.