Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i përgatituri për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Deliu-Kodra ka theksuar se Hamza është njëri nga figurat më të fuqishme të PDK-së, i njohur për premtimet e mbajtura gjatë karrierës së tij politike.
“Kosova sot numëron vetëm izolim dhe sanksione si rezultat i cenimit të partneriteteve ndërkombëtare nga qeveria”, ka theksuar ajo.
Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka ngritur pyetjen se si PDK-ja planifikon ta nxjerrë vendin nga ky izolim dhe sanksionet, për të cilën Deliu-Kodra u përgjigj duke theksuar rëndësinë e riparimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një udhëheqjeje të përgjegjshme. /Dukagjini/