×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Pakoja ekonomike do të hyjë në funksion në të gjitha komunat

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, ka vizituar sot Komunën e Gjakovës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Ardian Gjini. Në këtë takim, është biseduar për menaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19 dhe çështje të tjera zhvillimore në nivelin komunal.

    Tahiri ka thënë se zhvillimi i qëndrueshëm fillon nga komunat. Derisa ka bërë të ditur se pas miratimit të buxhetit për lexim të dytë, do të fillojnë me buxhetimin e aktiviteteve nëpër komuna.

    “Sot Gjakova frymon ndryshe, është një ndër komunat me investime më serioze kapitale dhe jam i bindur që përkundër vështirësive kjo do të vazhdojë. Biseduam edhe për nevojën që komunat të kthehen në pikën kryesore të rimëkëmbjes ekonomikë. Në qoftë se flasim për një zhvillim të qëndrueshëm, kjo fillon nëpër komuna, në pushtet lokal”, ka thënë ai.

    Ai ka theksuar, se pakoja ekonomike do të hyjë në funksion në të gjitha komunat.

    “Ne në mbledhjen e kaluar e kemi trajtuar këtë temë besoj që mbas miratimit të buxhetit për lexim të dytë, menjëherë do të fillojmë me buxhetimin e aktiviteteve nëpër komuna, në mënyrë që investimet kapitale të ndodhin në secilën komunë. Investimet kapitale në fakt nuk janë ndal nga qeveria ato do të vazhdojnë dhe i ftoj të gjithë kryetarët e komunave që sa më shumë që është e mundur të shtyjnë përpara investimet kapitale, pasi që edhe në rishikimin e tetorit do të kemi mundësi të alokojmë mjete për funksionimin dhe investimet në komuna… Pakoja ekonomike do të hyjë në funksion në të gjitha komunat, do të hyjë në funksion të projekteve të cilat do të vijnë në këtë proces i cili do fillon shpejtë”, ka thënë ai.

    Ndërsa, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se kanë njoftuar zëvendëskryeministrin Tahiri, për problemet me të cilat po ballafaqohet komuna e Gjakovës.

    “Komuna e Gjakovës ka pasur disa probleme, me aprovimin e buxhetit në mars i kemi pasur disa fonde të cenuara të investimeve që vijnë nga Qeveria e Kosovës, po bisedojmë që t’i snaojmë, një pjesë të tyre kemi filluar t’i sanojmë pasi shihen punët. I kemi edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me qeverinë të cilat do t’i zgjidhim”, ka thënë ai.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.