
Sekretari i përthshëm i Aelancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri ka folur për media pas takimit të mbajtur në mes të kësaj partie, LDK-së dhe Nismas, raporton “Front Online”.
Tahiri ka konfirmuar që takimi është mbajtur për të harmonizuar programin qeverisës në mes të këtyre tri partive.
“Takimi shkoi shumë mirë. Ishte një takim pune. Pra diskutuam për planifikimin programor që për ne është shumë i rëndësishëm. Ishte një takim i ftuar nga Z.Hoti së bashku me përfaqësuesit e Nismës dhe të AAK-së. I sqaruam drejtimet dhe do të vazhdojmë edhe më tutje komunikimin”, ka thënë Tahiri.
Tutje Tahiri ka thënë që kushdo që kërcënon bie ndesh me rendin kushtetues.
“Lënda është në Gjykatën Kushtetuese. Kushdo prej akterëve politikë që kërcënon, kushdo që mundohet që të interferojë në Gjykatën Kushtetuese e ka gabim dhe bie ndesh me rendin kushtetuese”, ka thënë ai. /Front Online