×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmet e orkestruara ruse: Prej UÇK-së deri të Dua Lipa

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë kërkuar nga kompania Apple që të vendoset Kosova në hartë. Një veprim i tillë ka inspiruar edhe artistë të tjerë, të cilët iu bashkëngjitën thirrjes, ndërsa u krijua edhe një peticion, që po mbështetet në masë të madhe.

    Sidoqoftë, ajo çka ngjalli më se shumti reagime ishte postimi i flamurit “Autochthonous” nga Dua Lipa, në rrjetin social Tëitter. Kjo shkaktoi reagime dhe fyerje të shumta kryesisht nga komentuesit serbë, duke bërë mjaft të përhapur këtë postim të saj.

    Sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliut, kjo është një nga hallkat e luftës hibride ruse të Kremlinit në Ballkan, dhe veçmas ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    Në një intervistë për KosovaPress, Musliu thotë se rusët asnjëherë nuk kanë shikuar për argumente kur kanë sulmuar dikë.

    “Emri i madh që kanë këto këngëtaret tona që kanë krijuar popullaritet botëror, e ka vënë më shumë në spikamë këtë lajm. Për tu shprehur me terminologji artistike, duhet thënë se, kjo orkestër e reagimeve serbe e ka dirixhentin në Kremlin, kurse violina e parë është regjisori serbo-kanadez Boris Malagurski”, thotë ai.

    Mediumi më i madh shtetëror serb “Russia Today”, ka botuar një shkrim bazuar në një postim të rrjeteve sociale të Malagurskit, ku e quan Dua Lipën përkrahëse të terrorizmit, kur ajo botoi hartën etnike shqiptare, me flamurin kombëtar në prapavijë.

    Musliu thotë se, fakti që “Russia Today” sulmon në këtë mënyrë, nuk dallon asgjë nga sulmi që i është bërë luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Rusët, asnjëherë nuk kanë shikuar a kanë argumente kur e kanë sulmuar dikë. Për ta është me rëndësi që ta gjejnë një fjalë të madhe, si: fashizëm, terrorizëm, trafikim me organe, spastrim etnik, masakër etj., dhe kështu trumbetojnë përmes mediave të tyre”, thotë Musliu.

    Sipas tij, Boris Malagurski, duke qenë tradhtar i popullit të tij – atij serb, është vetëm një vegël në shërbim të Rusisë.

    “Në demonstratat e para 15 ditëve në Beograd, ishte pikërisht Malagurski që bënte ftesë për demonstrata të dhunshme si pjesëmarrës i tyre, kurse të nesërmen raportonte për Russia Today. Kështu që, e njëjta po ndodh këtu: njëherë Malagurski organizon sulme të fabrikuara në rrjete sociale kundër Dua Lipës, por të nesërmen kjo bëhet lajm”, nxjerrë paralelen Musliu.

    Megjithatë, ai shton se ka një dallim të madh sa i përket propagandës ruse, kur ajo e trajton Kosovën dhe Serbinë.

    “Kur mediat e Putinit e sulmojnë Serbinë, ato e kanë fokusin te orientimi ideologjik i Serbisë, kurse kur e sulmojnë Kosovën, atëherë bëhet fjalë për vet qenien e shqiptarëve”, potencon ai.

    Eksperti i sigurisë thotë për KosovaPress se, ky sulm duhet ta vetëdijësojë edhe komunitetin artistik në Kosovë, i cili sipas tij, është shkëputur paksa nga rrjedhat e përgjithshme shoqërore.

    “Me luftën hibride, rusët kur e sulmojnë një personalitet, kjo do të thotë se ata po e sulmojnë qenien kombëtare të tij. Nuk e kanë rusët dertin e një njeriu të vetëm në këtë rast. Por, unë do të bëja thirrje që vet komuniteti artistik në Kosovë, të tregojë diçka më shumë në këso raste. Kosova nuk merr pjesë as në Eurovizion mu për shkak të ndikimit që e ka Rusia e Serbia aty. Shikoni, ata nuk na zgjedhin cilin nga ne sulmojnë, por goditjet e tyre na lëndojnë të gjithëve”, përfundon ai. Ndryshe, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ditë më parë ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram flamurin autokton të vendit, ku karshi tij ka dhënë edhe shpjegimin e fjalës “autokton”, gjë që ka ngjallur reagime të shumta nga ana e serbëve. Si rrjedhojë, është shkaktuar një përplasje e madhe në rrjetet sociale në mes shqiptarëve dhe aleatëve në njërën anë, dhe serbo-rusëve në anën tjetër.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit...
    Lajme14 Janar 2025
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci aktualisht po qëndron në SHBA për një vizitë zyrtare. Përmes një postimi në Facebook, ministri tregon se...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për dy raste të tentim vrasjes që kanë ndodhur...
    Lajme14 Janar 2025
    Një grua nga Peja ka raportuar një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas policisë, ajo...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.