×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulm kibernetik ndaj ueb-faqes së Trustit

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Ueb-faqja e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka qenë cak i sulmeve kibernetike, në ditën kur është paraparë të nisë aplikimi online, për tërheqjen e 10 përqindëshin e kursimeve nga Fondi Pensional, konfirmuan për REL nga ky institucion.

    “Bëhet fjalë për sulm kibernetik dhe jo mbingarkesa nga qytetarët. Besoj se për disa minuta faqja do rregullohet”, tha kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina.

    “Nuk e dimë se nga kush është sulmuar, por e dimë që ka sulme kibernetike”, shtoi ai.

    Morina tha po ashtu se tani po punohet në ndërrimin e platformës së sigurisë dhe se në ndërkohë është dashur të blihet “ekstra mbrojtje”.

    Procesi i aplikimit online ishte paraparë që të niste nga ora 15:00, por faqja e internetit ka rënë nga funksioni qysh para orës 15:00.

    Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

    Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se tani...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia është në panik, pasi sipas tij, “Shkolla ruse” për destabilizimin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 67-vjeçare ka vdekur sot në plazhin e Durrësit, pasi është futur për t’u larë. Banorja e Tiranës, dyshohet se sapo ka...
    Sport07 Shtator 2024
    Njëri prej objektivave të Manchester Cityt ka folur tashmë për të ardhmen e tij duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pikëkalimet kufitare në Merdarë e Bërnjak kanë qëndruar të mbyllura edhe pasditen e së shtunës. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj....
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Supertajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme në Azi këtë vit, tashmë ka goditur Vietnamin. Stuhia ka shkaktuar erëra të fuqishme që ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.