×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tajfuni ka goditur Vietnamin

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Supertajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme në Azi këtë vit, tashmë ka goditur Vietnamin. Stuhia ka shkaktuar erëra të fuqishme që ka mbërritur shpejtësinë mbi 200 km/h.

    Rreth 50 mijë banorë janë evakuuar nga zonat bregdetare në Vietnam ndërsa autoritetet kanë lëshuar urdhrin për banorët që të qëndrojnë Brenda shtëpive të tyre. Shkollat janë mbyllur në 12 provincat veriore të vendit, përfshirë edhe në kryeqytetin Hanoi.

    Super Tajfuni Yagi ka goditur për herë të dytë, të premten në mbrëmje, provincën jugore të Kinës Guangdong duke detyruar pothuajse 1 milion njerëz që të evakuohen.

    Erëra e fuqishme me shpejtësi mbi 200 km/ka shkaktuar pengesa në qarkullimin hekurudhor, ajror e detar si dhe mbylljen e shkollave por edhe pengesa tjera ndërsa dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në të mbjella.

    Sipas mediave lokale rreth 830 mijë shtëpi apo banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Raportohet për të paktën tre persona të vdekur dhe rreth 100 të lënduar.

    Shkencëtarët thonë se tajfunet dhe uraganet po bëhen gjithnjë e më të fuqishme dhe më të shpeshta me ndryshimet klimatike. Ujërat më të ngrohta të oqeaneve bëjnë që stuhitë të marrin më shumë energji e kjo çon drejt erërave më të fuqishme dhe shpejta. Ndërsa një atmosferë më e ngrohtë bën që të mban më shumë lagështi, gjë që qon deri te reshjet më intensive./rtk

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare (NSDC) të Ukrainës, Rustem Umerov, ka propozuar mbajtjen e një raundi të ri bisedimesh...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tregon produktet e bllokuara në 6 ditë nga institucionet pasi tregtoheshin...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Nga mbi një orë e 10 minuta sa ishin më herët pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në pikëkalimin kufitar te Dheu...
    Ekonomi19 Korrik 2025
    Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku janë djegur sipërfaqe të tëra...
    Sport19 Korrik 2025
    Klubi futbollistik Llapi përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Diar Vokrri është transferuar tek Ballkani.  Ky transferim është bërë pas kërkesës...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe...
    Lajme19 Korrik 2025
    Selim Marevci, shefi i kabinetit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, ka publikuar një video  të nënkalimit i cili është përuruar gjatë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.