×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit: Je një mjeran politik

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i cili me rastin e vendosjes së shtatores së Presidentit historik Ibrahim Rugova në Podujevë, e quajti Bulliqin mashtrues.

    Bulliqi, duke iu kundërpërgjigjur Hysenit, ka thënë se është për të ardhur keq, por nuk është e papritur që një person si Ekrem Hyseni i cili ka humbur orientimin politik, përpiqet të më përbaltë mua në një moment kaq të rëndësishëm për qytetin tonë siç ishte përurimi i shtatores së Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova”.

    “Në këtë moment ai dhe partia e tij duhet të ndjehen të turpëruar që për 20 vjet në pushtet nuk arritën ta nderojnë asnjëherë Presidentin Rugova, por e keqpërdorën gjithmonë figurën dhe personalitetin e tij për përfitime elektorale”, ka shkruar Bulliqi, transmeton Telegrafi.

    Më tej ai ka thënë se “Ekrem Hyseni si një mjeran politik që s’dinë nga të kapet nuk është në gjendje të kuptojë se respekti dhe nderimi për një figurë si Dr. Ibrahim Rugova shkon përtej interesave të ngushta personale”.

    “Në përfundim, dua t’ju kujtoj të gjithëve se historia nuk shkruhet nga ata që ulërasin më shumë, por nga ata që punojnë për të mirën e përbashkët, si dhe që dinë t’i nderojnë figurat meritore në historinë e lavdishme të Kosovës”, ka shkruar Bulliqi. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka dalë në reagim pasi Gjkata dënoi me burg disa akterë në rastin “Veteranët”. OVL-UÇK...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.