×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sul*mohet me armë zjarri patrulla e Policisë në Tiranë

    FrontOnline
    13 Shkurt 2025

    Të shtëna me armë janë raportuar në drejtim të efektivëve të policisë mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi të Rinasit.

    Policia e Tiranës mori informacion se një person qarkullonte i armatosur në atë zonë dhe organizoi operacion për kapjen e tij.

    Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu i identifikuar si Klajdi Buza ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë, teksa ndodhej brenda biznesit të tij, raporton Top Channel.

    Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati efektivë të lënduar, ndërsa pas kësaj u bë e mundur kapja e 34-vjeçarit.

    Ky i fundit rezulton me precedent të mëparshëm penal. Ai është arrestuar edhe tre vite më parë pasi lëvizte i armatosur në Krujë.

    Në vitin 2015 ai ka denoncuar vjedhjen e automjetit të tij tip ‘‘BMW X 5’, që u gjet i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.

    Policia ndërkohë nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetime më të thelluara lidhur me ngjarjen.

    Njoftimi i Policisë:

    Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

    Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij. Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.

    Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Në sheshin “Maqedonia” në Shkup, sot në orën 18:00 është paralajmëruar protestë e studentëve në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Koçan....
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, thotë se “shumë elemente” të një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë janë rënë dakord me homologun e tij...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Policia kundër trazirave në Serbi u kundërpërgjigj mbrëmë dhe filloi të rrahë disa studentë të Novi Sadit të cilët kanë bllokuar të...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, kryesisht në disa...
    Lajme17 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur padrejtësi dhe diskriminim mosjelimin nga ana e Gjykatës Speciale që ish-presidenti...
    Lajme17 Mars 2025
    Aktivisti Uk Lushi është shprehur i ashpër me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, për të cilët tha se “as nuk lëvizin qerpikun...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka shkruar letër publike ish-presidentit Hashim Thaçi. Kjo pasi siç ka njoftuar...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Varrezat në Koçan po zgjerohen për shkak të numrit të madh të të vdekurve nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Viktimat do të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.