×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Stuhia “Isaias” drejt Kanadasë

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Kanadaja ka rritur gatishmërinë prej stuhisë “Isaias” që prej fundjavës së kaluar ka lënë disa viktima në Ishujt Karaibe dhe në brigjet lindore të SHBA-së.

    Stuhia tropikale “Isaia” ka shkaktuar të paktën pesë viktima gjatë lëvizjes në brigjet lindore të SHBA-së dhe po i drejtohet tani Kanadasë në veri.

    Tornadoja që solli me vete reshje të dendura shiu dhe përmbytje u mori jetën dy banorëve të martën në banesën e tyre në Karolinën e Veriut, ndërsa të paktën tre shtetas amerikanë mbetën të vdekur në shtetet e New York, Delauerit dhe Merilendit.

    Përveçse rrënoi banesat ku kaloi, shirat dhe erërat e fuqishme përmbytën zonat e ulëta dhe shkëputën energjinë elektrike për rreth 1 milion e gjysmë shtëpi dhe biznese në lindje, raporton Ora News.

    Në shtetin e New Jersey, guvernatori urdhëroi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa në New York fqinj, autoritetet shpërndanë paketa emergjence, pompa, motosharra për pemët e rrëzuara dhe thasë me rërë për të bllokuar vërshimin e ujërave në qendrat e banuara.

    Ishujt e Karaibeve, Puerto Rikoja dhe Republika Domenikane në fundjavë raportuan pasoja të ngjashme dhe të paktën 2 viktima.

    Qendra e Uraganeve në Kanada ka paralajmëruar se stuhia tropikale pritet të godasë edhe vendin me shira veçanërisht të dendur deri 60 milimetra në provincën lindore të Kebekut.

    Forca goditëse e stuhisë është ulur, megjithatë, dhe reshjet mund të bien në harkun e dy-tri orëve duke rrezikuar vetëm përmbytje të lehta në zona të caktuara.

    Kanadezët që jetojnë në rajonet e prekura janë këshilluar të pastrojnë kanalet dhe pusetat dhe të shmangin lëvizjet me automjete në orët e vona.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Vetëm me votimin e...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës. Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të...
    Sport26 Prill 2024
    Xhudistët nga Kosova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë qenë të pafat në garat e Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës. Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët...
    Lajme26 Prill 2024
    Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë se ka takuar disa biznese në të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.