×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Studimi i ri tregon renditjen e simptomave të COVID-19

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore kanë thënë se kanë gjetur se simptomat e koronavirusit paraqiten në një renditje specifike, një zbulim që mund të ndihmojë gjetjen e mëhershme të virusit dhe trajtim më të lehtë për pacientët.

    Sipas studimit, të publikuar në revistën mjekësore, “Frontier Public Health” renditja më e shpeshtë e simptomave është: ethe, pastaj kolla dhe dhimbja e muskujve, e pasuar nga nausea dhe/ose e vjella, dhe më pas diarreja, shkruan “CBS”.

    Studimi është bazuar në të dhënat e rreth 55 mijë pacientëve.

    Megjithatë, jo të gjithë pacientët vuajnë të njëjtat simptoma. Por gjetjet e reja pritet të ndihmojnë dallimet e COVID-19 nga sëmundjet tjera. Teksa ethet dhe kolla janë të lidhura edhe me disa sëmundje tjera, studimi thekson se koha kur shfaqen këto simptoma, dhe më pas simptomat tjera, ajo që e dallon virusin nga tjerët.

    Në një njoftim për virusin, shkencëtari i këtij universiteti, Peter Kuhn, ka thënë se kuptimi i renditjes së simptomave të virusit është shumë i rëndësishëm.

    “Doktorët mund të kenë më të lehtë të dinë çfarë hapa të ndërmarrin në kujdesin për pacientët, dhe mund të ndalin përkeqësimin e gjendjes së një pacienti”, ka thënë ai.

    COVID-19 deri tash në botë ka marrë jetën e 767 mijë njerëzve, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”. Deri tash janë regjistruar 21.2 milionë të infektuar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Gusht 2025
    Volodymyr Zelensky ka thënë se refuzimi i Rusisë për të rënë dakord për një armëpushim po i ndërlikon përpjekjet për t’i dhënë...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një shqiptar 33-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Greqi, pasi një video e tij duke shpëtuar një dele nga një...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Zvicra u lejon qytetarëve të saj të kenë shtetësi të dyfishtë, por një numër vendesh në botë nuk e bëjnë këtë, që...
    Të tjera
    Kronika16 Gusht 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Devë të komunës së Gjakovës Si pasojë e përplasjes mes një veture...
    Lajme16 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. AME pohon se prej...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një shqiptar 33-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Greqi, pasi një video e tij duke shpëtuar një dele nga një...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara...
    Lajme16 Gusht 2025
    I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit....
    Lajme16 Gusht 2025
    Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.