×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët kërkojnë hapjen e bibliotekave

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Me moton “Pse kafet po e bibliotekat jo”, Lëvizja studentore Studim, Kritik Veprim përmes një aksioni simbolik ka reaguar ndaj vendimeve të qeverisë rreth mbylljes së bibliotekave, për shkak të pandemisë.

    Berita Abazi, nga kjo organizatë, ka kritikuar qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit për mungesë planifikimi në raport me sistemin arsimor.

    Derisa ka adresuar thirrje tek institucionet përkatëse për hapjen e bibliotekave, ajo shtoi se një gjë e tillë është shumë e nevojshme në këtë kohë kur dhe afatet e provimeve janë afruar.

    “Jemi mbledhur para MASH për të zhvilluar një aktivitet që vë në dukje një paradoks dhe mos planifikim të madh të kësaj qeverie. Çfarë kuptimi ka që të lejohen kafenetë dhe të mos lejohen bibliotekat, të hapen vende ku për nga natyra shkohet më me shumë persona ndërsa në bibliotekë vetëm me librin… Ne kemi një kërkese që të hapen edhe bibliotekat, tashmë po afron viti i ri akademik dhe ende si studentë jemi të hutuar nga mungesa e planifikimit që kjo qeveri dhe MASH e kanë në raport me sistemin jo vetëm të lartë arsimor”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, nëse kërkesat e tyre nuk realizohen, do të vazhdojnë me aksione të tilla simbolike.

    Ky aktivitet është mbajtur në të gjitha komunat në të cilat ka universitete publike. /kp/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.