×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sqaron OBSH: Varianti i ri i koronavirusit nuk është jashtë kontrollit

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani të Madhe nuk është ende jashtë kontrollit dhe mund ta frenojmë duke përdorur masat ekzistuese kundër pandemisë, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

    “Ne kemi pasur një normë shumë më të lartë të përhapjes në periudha të ndryshme në këtë pandemi dhe e kemi vënë atë nën kontroll”, tha shefi i urgjencave i OBSH-së, Michael Ryan në një konferencë për shtyp.

    “Në këtë kuptim, kjo situatë nuk është jashtë kontrollit. Por, nuk mund të lihet anash”, tha ai.

    Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock më herët kishte pohuar se varianti i ri ishte “jashtë kontrollit”, transmeton AFP. Zyrtarët britanikë kanë thënë se ai ishte 70 për qind më i transmetueshëm se lloji kryesor i koronavirusit.

    Afërsisht 30 vende kanë mbyllur kufijtë e tyre për njerëzit që udhëtojnë nga Britania e Madhe ose Afrika e Jugut.

    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se ai kishte një bisedë “të shkëlqyeshme” me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje “brenda disa orësh”.

    “Unë dua të theksoj që ne në Mbretërinë e Bashkuar i kuptojmë plotësisht shqetësimet e miqve tanë në lidhje me variantin e ri”, tha ai.

    Varianti i ri është zbuluar për herë të parë në shtator. Në nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër kanë qenë të këtij varianti; në mes të dhjetorit, afro dy të tretat.

    Të dhënat nga Nextstrain – një projekt që monitoron kodet gjenetike të mostrave virale në të gjithë botën – sugjerojnë se rastet e variantit të ri të koronavirusit kanë arritur edhe në Danimarkë dhe në Australi nga Mbretëria e Bashkuar. Holanda ka raportuar gjithashtu raste të tilla./rel

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.