×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitalet regjionale fillojnë lirimin e hapësirave për trajtimin e pacientëve me COVID-19

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Spitalet Regjionale në komunat e Republikës së Kosovës nëpër repartet Infektive tashmë kanë filluar të hospitalizojnë të infektuarit me coronavirus, me gjithë kapacitetet e vogla që kanë në dispozicion. Tri komunat e Kosovës, ajo e Pejës, Gjakovës e Gjilanit, të gjitha bashkë kanë 60 shtretër nëpër repartet e infektivave në spitalet regjionale, ndërsa kanë filluar të lirojnë edhe hapësira tjera në spitale dhe jashtë tyre.

    Të tre drejtorët e Shëndetësisë së këtyre komunave, kanë thënë për Telegrafin se gjendja për momentin është stabile dhe se kanë filluar të bëjnë gati edhe hapësira tjera për të bërë sa më shumë vend, për trajtimin e personave të infektuar me COVID-19, nëse do të jetë e nevojshme.

    Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, në një prononcim për Telegrafin tha se në Pejë janë 54 pacientë aktiv me coronavirus, ndërkaq sipas tij, Spitali Regjional i Pejës dhe ai i Mushkërive, ka 20 shtretër në dispozicion për të trajtuar të infektuarit me COVID-19.

    “Deri më tani janë 169 persona të infektuar në Komunën e Pejës. 54 pacientë janë aktiv me COVID-19. Personat pozitiv janë të izoluar dhe familjarët e rrethit të ngushtë gjithashtu. Janë siguruar hapësirat e nevojshme në spitalin regjional të Pejës për trajtim të pacientëve të infektuar me COVID-19. Janë 20 shtretër për momentin në Spitalin Regjional dhe Spitalin e Mushërive gjithashtu në gatishmëri nëse paraqitet nevoja. Komuna ka paraparë disa objekte ku mund të akomodohen për trajtim pacientët e prekur. Ka pacientë të prekur të hospitalizuar në repartin e Klinikës Infektive në Spitalin Regjional dhe disa të tjerë që po marrin shërbime ambulantore”, tha Loci.

    Ndërkaq, në komunën e Gjilanit, sipas drejtorit të drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili gjandja është nën kontroll, ndërsa nga 49 rastet ë janë ende aktive në Gjilan, shumica janë duke u trajtuar nëpër shtëpi të tyre në vet izolim.

    “Nga fillimi në Gjilan janë 182 të rezultua pozitiv, 129 janë të shëruar, raste aktive janë ende 49, ndërsa të vdekur i kemi 4. Shumica e tyre janë duke u trajtuar në shtëpi në vet izolim, ndërsa për momentin në Spitalin Regjional të Gjilanit, na si kujdes parësor shëndetësor ofrojmë shërbime shëndetësore dhe i rekomandojmë, i dërgojmë së Spitalin Regjional, gjegjësisht në repartin e Infektivës, të cilët trajtohen dhe varësisht prej gjendjes së tyre shëndetësore rekomandohen për vetizolim në shtëpi apo në Klinikën Infektive të QKUK-së”, tha ai.

    Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili

    Xhemaili tha se janë pesë shtretër në Repartin e Infektivës në spitalin regjional të Gjilanit ku mund të trajtohen pacientët të cilët kanë nevojë për oksigjenoterapi.

    “Janë me oksigjenoterapi pesë shtretër, ndërsa 10 shtretër i ka reparti i Infektivës në Spitalin Regjional, që aktualisht ka kapacitete për shkak të gjendjes së mirë shëndetësore me virus. Rastet më ekstreme, ata që nuk mund të trajtohen këtu, referohen për Klinikën Infektive, por aktualisht kemi kapacitete për t’i trajtuar këtu me këtë trend të të infektuarve. Aktulisht kapacitetet i kemi vetëm ato të Spitalit Regjional, si kujdes Parësor Shëndetësor, nuk kemi shtretër për trajtim të të infektuarve me COVID-19, mirëpo ofrojmë shërbime ambulantore dhe i referojmë për në Spital Regjional, jemi në kuadër të Shtabit Emergjent është edhe drejtori klinik i Spitalit Regjional, në baza ditore kemi takime të rregullta dhe ata po e shqyrtojnë mundësinë që edhe disa nga repartet tjera të spitalit të shfrytëzohen në rast të eskalimit të situatës dhe rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 që kërkojnë trajtim në spital. Aktualisht jemi mirë si Gjilan dhe gjendjen e kemi nën kontroll”, tha Xhemaili për Telegrafin.

    Komuna e Gjakovës është ajo e cila ka kapacitet më shumë për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

    Sipas drejtorit të drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj kjo komunë ka konviktet të cilat do të mund të shfrytëzoheshin nëse është e nevojshme për karantinë apo për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

    Në spitalin “Isa Grezda”, janë duke u trajtuar 10 pacientë dhe gjendja e tyre është stabile.

    “Në Komunën e Gjakovës i kemi 61 persona që kanë rezultu pozitiv, prej tyre aktiv i kemi 44 persona dhe e kemi një rast të vdekjes, ndërsa të tjerët janë të shëruar. Janë disa familje në vetizolim, por numrin e saktë nuk e kemi. Në Spitalin Regjional “Isa Grezda”, sipas informacioneve që kemi, në Repartin e Infektivës ka rrth 25 shtretër, me sa di ka edhe për oksigjenoterapi. Për çdo rast në rast të karantinimit ose edhe për trajtim, e kemi konviktin e shkollave këtu që mundet me u shfrytëzu. Janë rreth 10 pacientë që janë tashmë duke u trajtuar në spitalin “Isa Grezda”, në repartin e Infektivës. Ata janë të hospitalizuar dhe gjendja e tyre sipas informatave është stabile”, tha Kolaj.

    Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se numri i personave të prekur nga virusi COVID-19, në Kosovë ka arritur në 3 mijë e 64. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 73 raste të reja.

    Sipas raportit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur mbrëmë se janë shëruar edhe 63 pacientë, duke çuar kështu në 1 mijë e 302 numrin e personave të shëruar, transmeton Telegrafi.

    Nga rastet e reja me coronavirus, IKSHPK bën të ditur se më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 44 raste.

    Pastaj, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste.

    Me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë. Aktualisht në vendin tonë raste aktive me COVID-19, janë 1 mijë e 302.

    IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.