×
  • Lajme
  • Lajme

    Spanja po e përgatit kthesën historike për pozicionin karshi Kosovës

    FrontOnline
    20 Nëntor 2021

    Gazeta spanjolle “The Objective” shkruan sot se kreu i Qeverisë së Spanjës, Pedro Sanchez, është duke përgatitur një kthesë historike sa i përket pozitës së Madridit zyrtar për Republikën e Kosovës.

    Sipas kësaj gazete spanjolle një lëvizje e tillë do të nënkuptojë edhe pranimin de-fakto të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Një raportim të tillë “The Objective” e mbështet në burime diplomatike të cilat thonë se Spanja pritet që të hap një Zyrë Tregtare dhe Kulturore në Prishtinë. Gazeta thotë se një veprim i tillë do të bëhet duke ndjekur modelin e Franco-s me BRSS-në, pra pa nënkuptuar njohjen e plotë.

    Megjithatë, burime diplomatike nga Zyra për Informim Diplomatik i kanë thënë gazetës se këto opsione nuk janë në tavolinë për momentin derisa thonë se të tjera ide janë duke u studiuar.

    Lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja dje ka folur edhe Sekretari i Shtetit për BE-në, Juan Gonzales-Barba, i cili e ka bërë të qartë se Spanja nuk do ta njohë diplomatikisht Kosovës derisa s’ka një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

    Por numri tre i diplomacisë spanjolle për herë të parë ka hapur derën për bashkëpunim me institucionet e Kosovës. Ai ka thënë se Spanja dëshiron që të jetë më e involvuar në rajon dhe një strategji e tillë do të ishte e çalë nëse vazhdohet me injorimin total të Kosovës.

    “Duhet bërë disa marrëveshje kompromisi dhe ne jemi duke shqyrtuar pikërisht disa forma pa njohur shtetet anëtare”, ka thënë ai .

    Gonzalez-Barba ka thënë se vendimi i Spanjës “do të merret shpejt dhe do të bëhet publik”, duke nënkuptuar se një hap diplomatik është i pashmangshëm, trasnmeton Gazeta Express.

    “Sigurisht, ne do të përpiqemi të sheshojmë rrethin. Ne duam që vendimi të kuptohet nga Serbia, partneri ynë kryesor në Ballkanin Perëndimor, “shtoi ai, duke ditur sesa e ndjeshme është kjo çështje në Beograd.

    “Ne duam të kontribuojmë në përpjekjet e të gjithë vendeve anëtare dhe të dërguarit të Përfaqësuesit të Lartë – ish-Ministrit të Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak – për të arritur marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë se përpjekjet tona do të njihen dhe vlerësohen nga vendet e Ballkanit”, përfundoi ai./FrontOnline

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre. Rastin...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DW ka thënë se është optimist që Kosova do të kalojë me sukses...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha për Front Online se kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Dy ditë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për "progres të shpejtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Lajme27 Prill 2024
    27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë...
    Sport27 Prill 2024
    Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në “Blic Interview” ka folur për shumë tema rreth futbollit kosovar, ku ndër të tjerash u ndal...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet me datë 29 prill nga ora 11:00. Fillimisht në rend ditës është “Miratimi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.