Spanja do ta kërkojë ndihmën e ushtrisë për të identifikuar personat të cilët përbëjnë rrezik për përhapjen e koronavirusit.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se 2 mijë ushtarë janë trajnuar dhe do të dërgohen nëpër rajone të vendit.
Nga ana tjetër, ekspertët shëndetësorë kanë thënë se shkak i rritjes së rasteve pozitive me COVID-19 në vendet si Madridi dhe Katalonia është mungesa e gjurmuesëve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në Spanjë, numri total i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 400 mijë dhe është numri më i madh në Evropën Perendimore.
Kurse numri i rasteve të vdekjeve në Spanjë, ka arritur shifrën prej 29 mijë të vdekur.