
Sot janë shëruar 22 pacientë me koronavirus në Kosovë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 912.
“Nga data 08 shkurt deri më 08 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.905 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.263 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, njofton IKSHPK,
IKSHPK vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve të vendosin maskat dhe të mbajnë distancën sociale.