×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës për të zgjedhur Avokatin e Popullit

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë plenare, me pikën e vetme të rendit të ditës – zgjedhja e Avokatit të Popullit.

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka dërguar emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit – Edona Hajullahu, Naim Qelaj, Xhavit Shala.

    Që nga 2 korriku 2020, Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë ka mbetur me ushtrues detyre. Hilmi Jashari, që mbajti këtë pozitë në pesë vjetët e fundit, ka mbetur pa mandat që nga kjo datë.

    Jashari mbetet ushtrues detyre deri në zgjedhjen e Avokatit të ri, pasi që këtë ia ka mundësuar Kuvendi i Kosovës.

    Me Ligjin për Avokatin e Popullit, procedura e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit duhet të fillojë gjashtë muaj para skadimit të mandatit.

    Ndryshe, procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit është shoqëruar me telashe edhe në të kaluarën. Para se Hilmi Jashari të zgjidhej në këtë pozitë, Kuvendi i Kosovës, në vitin 2015 kishte dështuar që t’i votonte kandidatët që ishin dërguar për votim në seancë. Kështu që ishte përsëritur konkursi ku votat e nevojshme i kishte marrë Hilmi Jashari.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, AlbinKurti, ka pritur sot në një takim disa anëtarë të stafit të Kongresit amerikan, të...
    Lajme30 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon Ahmeti, Ekrem...
    Lajme30 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon Ahmeti, Ekrem...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Ata raportohet se...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Në një deklaratë që shënon një moment historik për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos,...
    Lajme30 Maj 2025
    Pas thirrjeve të presidentit francez Emmanuel Macron për njohje të shtetit palestinez dhe për një qasje më të ashpër nga Europa kundër...
    Sport30 Maj 2025
    Ditët e para të Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit po shoqërohen me lëvdata dhe vlerësime të shumta, teksa ai e...
    Lajme30 Maj 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it, Enrico Barduani dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq, kanë kryesuar ceremoninë e festës kombëtare të...
    Lajme30 Maj 2025
    KEK përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Njësia A3 e Termocentralit Kosova A, është rikthyer në funksion sot në mëngjes,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.