×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot dita e parë e stinës së dimrit, këto do të jenë temperaturat

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Sot në ora 11:02 minuta fillon sitna e dimrit astronomik.

    Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) thuhet se edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shesh herë ka çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk shihet të ndodhë deri në fundjavë.

    “Ditën e hënë në orën 11:02 min fillon stina e dimrit astronomik. Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë”, thuhet në njoftimin e IHK.

    Ndërkaq në Kosovës do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Kurse gjatë fundjavës pritet të ketë dhe reshje bore.

    “Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore. Kjo situatë e krijuar do të ndikoj në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius. Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHK.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Dragashi, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten më 25 prill ka qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të pestë për çështjen...
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. Naim Çelaj, avokati...
    Sport26 Prill 2024
    Klubi anglez, Arsenali thuhet se është gati ta shesë mesfushorin ganez, Thomas Partey dhe tashmë dihet edhe çmimi i tij. Sipas mediumit Football...
    Lajme26 Prill 2024
    Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës, në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, më 25.04.2024, në fshatin...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë kanë organizuar Konferencën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.