×
  • Sport
  • Sport

    Sivasspor – Ballkani, forma e dy skuadrave para ndeshjes së sotme në “Eylul Stadium”

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Ballkani do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, raporton FrontOnline.

    Skuadra nga Suhareka do të përballet me Sivassporin në kuadër të grupit G.

    Ndeshja në fjalë është e vlefshme për rrethin e tretë dhe luhet në “Eylul Stadium” nga ora 18:45.

    Ballkani tashmë ka zhvilluar dy ndeshje në këtë garë duke regjistruar një barazim dhe një humbje.

    Sa i përket formës së të dyja skuadrave, Sivasspori në pesë ndeshjet e fundit ka dy humbje, dy barazime dhe një fitore.

    Kurse, Ballkani ka tri fitore dhe dy humbje, derisa kjo do të jetë përballja e tyre e parë mes vete.

    Dje (e mërkure), djelmoshat e Ilir Dajës udhëtuan drejt Turqisë, teksa zhvilluan një stërvitje dhe një konferencë për shtyp.

    Duke parë formën e dobët të Sivassporit këtë edicion, mysafirët nga Kosova synojnë sonte rezultat pozitiv në Sivas./FrontOnline/

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Sport26 Prill 2024
    Barcelona do të duhet të bëjë shitje këtë verë përpara se të bëjë nënshkrime, dhe veçanërisht ato të mëdha, por katalanasit ende...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, ka bërë lëvizje para fillimit të afat kalimtar të verës. Frankfurt, ka transferuar sulmuesin francez Hugo Ekitike, i...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Bayer Leverkusenit nesër do të luaj ndeshjen ndaj Stuttgartit e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga. Në këtë takim...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...
    Lajme26 Prill 2024
    Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë...
    Lajme26 Prill 2024
    Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e radhës ka diskutuar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Dragashi, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.