×
  • Lajme
  • Lajme

    Sistemi i arsimit në Kosovë nuk iu përgjigjet kërkesave të tregut të punës

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Sistemi aktual i arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë, nuk iu përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës në vend, thuhet në një raport të publikuar të mërkurën nga Zyra Kombëtare e Auditorit në Kosovë.

    Në raportin e titulluar “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”, thuhet se institucionet përgjegjëse në Kosovë nuk kanë arritur të ofrojnë mundësi efektive për përvetësimin dhe zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive.

    Po ashtu, raporti vë në pah se institucionet përgjegjëse të arsimit nuk kanë siguruar se janë krijuar kushtet e nevojshme për zbatimin e formave duale të arsimit, kushte këto që mundësojnë realizimin e mësimit praktik në ambientet e shkollës dhe praktikës profesionale në biznese.

    Sipas këtij raporti, e gjithë kjo është pamundësuar për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme në shkolla, mungesës së kabineteve apo punëtorive, problemeve me pajisjet aktuale, mungesës së materialit shpenzues, etj.

    “Pavarësisht përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të akterëve relevantë për të rishikuar kurrikulat e profileve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe për t’i bazuar ato në zhvillimin e standardeve të profesionit, ky qëllim nuk është arritur. Kjo për faktin se, një pjesë e konsiderueshme e kurrikulave nuk janë rishikuar ende dhe një numër shumë i kufizuar i institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional janë duke zbatuar kurrikulat e rishikuara”, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit.

    Po ashtu, mësimi praktik në punëtoritë e institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional si dhe praktika profesionale në biznese, janë realizuar me vështirësi dhe ngecje të mëdha.

    Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë në vazhdimësi kanë ngritur shqetësim lidhur me atë se sistemi aktual i arsimit dhe aftësimit profesional nuk i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës.

    Papunësia ndërkaq, vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha që e ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit.

    Në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2019, thuhet se papunësia në Kosovë është 25.7 për qind.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot qëndroi për vizitë në Kosovë. Thaçi derisa takoi nga afër babanë e tij të sëmurë në...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka ripërsëritur qëndrimin e tij se LDK do të qëndroj në opozitë. Madje sipas...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur një ligjëratë në Firencë për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai...
    Të tjera
    Lajme13 Mars 2025
    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përgjigjja e Putinit ndaj propozimit për armëpushim është “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK në këto zgjedhje nuk doli me rezultat të 12 përqindshit...
    Lajme13 Mars 2025
    Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në skajet perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës, mund të ketë reshje...
    Lajme13 Mars 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë të qartë qëndrimin e partisë së tij në lidhje me mundësitë për koalicione...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.