-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikatat e Shëndetësisë kërcënojnë me radikalizim të masave nëse s’iu përmbushen kërkesat

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar radikalizim të masave nëse s’iu përmbushen kërkesat deri të hënën. FSSHK-ja të premten përmes një komunikate ka njoftuar se ka dorëzuar në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës një peticion të punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës.

    Sipas njoftimit, është shprehur revolta e tyre për mosrealizimin e vendimit të Qeverisë për shtesat prej 300 euro për muajt korrik dhe gusht për stafin shëndetësor.

    “Peticioni është mjeti i fundit juridik i ndërmarr nga FSSHK dhe anëtarësia e gjerë drejtuar institucionit të Kryeministrit, aq më shumë kur jemi dëshmitar të deklaratave të pa qarta të Kryeministrit në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në reagim të FSSHK-së.

    Kjo Federatë e Sindikatave ka thënë se “në qoftë se nuk merren seriozisht nënshkrimet e punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës në drejtim të realizimit të kësaj të drejte, FSSHK nga e hëna do të dalë me veprime konkrete duke filluar nga dorëzimi i mjeteve transportuese të emergjencës, dorëzimi i mjeteve për pastrim nga ana e punëtorëve të higjienës, mosfunksionimi i sistemeve teknike dhe sigurimi i objekteve shëndetësore, të gjitha këto bijnë në përgjegjësinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ngase ne e kemi konsumuar dialogun social”.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2025
    Nga sot, 1 prill 2025, tarifat e energjisë elektrike në Kosovë ishte paralajmëruar se do të rriteshin për 15%. Ky ndryshim ka...
    Lajme01 Prill 2025
    Eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus (D+), Albert Krasniqi, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka interpretuar se e drejta për të propozuar...
    Lajme01 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili, ka dalë me një reagim pas serisë së komunikimeve të brendshme në grupin e LDK’së që i...
    Të tjera
    Lajme01 Prill 2025
    Eugen Cakolli ka treguar se cilët janë 10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit, në seancën që presidentja Osmani e ka thirrë...
    Lajme01 Prill 2025
    Dy persona të moshës së mitur janë ndaluar për veprën penale “sulm seksual” në Ferizaj. Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria...
    Lajme01 Prill 2025
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Lybeniq të Pejës, ku forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 800 civilë shqiptarë....
    Sport01 Prill 2025
    Janë emëruar përzgjedhësit e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll për meshkuj. Bordi i FBK-së, pas shqyrtimit të propozimit...
    Lajme01 Prill 2025
    Pjetër Shala ka apeluar vendimin e Themelores së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, e cila e dënoi me 18...
    Lajme01 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër dy të dyshuarve për veprën penale “Rrëmbimi”. Sipas aktakuzës, ata më 17 dhjetor 2024...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.