×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Telekomit ka një kërkesë për Hotin

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës – SPP, ka reaguar edhe njëherë për gjendjen e vështirë në Telekomin e Kosovës.

    Kjo sindikatë i ka kërkuar kryeministrit Hoti që t`i qëndroj pas premtimeve të tij për ndihmë ndaj Telekomit, raporton Front Online

    Reagim i plotë:

    I nderuar Kryeminister Hoti,
    I nderuar ministër Kuçi.

    Për t’ua bërë me dije edhe një herë, si formë e alarmit të fundit, për gjendjen e vështirë në Telekomin e Kosovës, më duhet t’iu drejtohem më këtë shkresë për të kërkuar që të qëndroni prapa premtimeve dhe zotimeve publike, që nuk ishin të pakta, për ta përkrahur në çdo formë të mundshme kompaninë tonë.

    Është për t’u habitur kjo heshtje e Aksionarit, e sidomos tani kur gjendja është tejet e rënduar brenda kompanisë, si pasojë e tërheqjes së mjeteve nga llogaritë e Telekomit nga Z Mobile, si dhe në të njëjtën kohë nga pandemia, që, siç dihet, ka bërë efekte negative sikur në të gjithë sektorët tjerë.

    Po ua përkujtoj që gjatë kohës së protestave të punëtorëve të Telekomit, edhe ju si kryeminëstërministër, edhe ministri Kuçi, kishit kërkuar që të shpërndahen protestuesit, duke premtuar një zgjidhje të shpejtë që ka të bëjë direkt me mbështetje financiare, të domosdoshme për ta shpëtuar nga falimentimi kompaninë. Poashtu janë edhe disa takime të tjera mes Telekomit të Kosovës dhe Aksionarit ku prapë nuk kanë munguar zotimet dhe premtimet për t’i dalë në ndihmë kompanisë sonë, zotime dhe premtime këto, që për fat të keq, deri më sot, nuk rezultuan të jenë as të përmbushura dhe as serioze.

    Derisa gjendja është e rëndë, Telekomi është i përkushtuar dhe po bën të pamundurën, që të sigurojë vetëekzistëncën e saj, por në të njëjtën kohë, kompania ende i ekspozohet një rreziku potencial për bllokim të sërishëm të llogarive bankare.

    Kërkojmë nga ju si Aksionar, që ashtu siç jeni zotuar, që të paktën të ndërhyjni në procesin ende të hapur me Z Mobile, në mënyrë që të mos përsëritet situata e njëjtë e bllokimit të llogarive të Telekomit, ku mund të provokojë një gjendje që nuk mund t’i dihet epilogu.

    I nderuar Kryeministër Hoti,
    I nderuar ministër Kuçi,

    Zotimi juaj publik se Telekomi si ndërmarrje me interes strategjik do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, si Aksionar i saj, deri më sot vazhdon të mbetet vetëm premtim, ndërkohë që kompania më shumë se kurrë, ka nevojë në mënyrë emergjente për veprime konkrete dhe jo për fjalë e premtime.

    Nëse vihet deri te një situatë që s’do ta dëshironim asnjëri nga ne, barra e përgjegjësisë morale dhe legale, bie direkt mbi ju të dy.

    Sindikata Profesionale e Telekomit të Kosovës – SPP eshte e përkushtuar që të mbrojë të drejtat e punëtorëve në çdo forme ligjore duke i bërë thirrje Menaxhmentit dhe Bordit të Telekomit të Kosovës që të jenë më këmbëngulës në kërkesat e tyre legjtiime në adresë të Aksionarit.

    Muhamet Xhemajli
    Kryetar i Sindikates -SPP

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.