
Mjeku nga Kosova në Austri, Lekë Abdyli, ka pohuar se jozyrtarisht rasti i parë në Austri ka ndodhur në fund të muajit shkurt 2020, pasi dy shtetas italianë kishin shkuar për pushime atje.
Ai tregon se si shtetasit austriak janë befasuar kur për një periudhë të shkurtë kanë parë shumë mjete me dezinfektues.
“Rasti i parë ka qenë në fund të muajit shkurt kur patën ardhur dy shtetas italianë në pushime. Ata janë diagnostifikuar në hotel. Informatat jo zyrtare qysh dihet, do të thotë se kjo ka qenë e ditur edhe gjatë kohës se open-ball-it në muajin shkurt në Austri. Njerëzit janë çuditur kur kanë parë shumë mjete dezinfektuese në atë ballë”, tha Abdyli.
Sipas tij, aktualisht në Austri, kurba e personave të infektuar është zvogëluar në 0.5 për qind.
“Situata është momentalisht stabile. Ajo kurba e infeksioneve është zvogëluar në 0.5 për qind. Kurba e të shëruarve është diku 0.56 për qind. Nuk dihet se si to zhvillohet situata. Se kur do të hapët shteti plotësisht. Restorantet janë hapur javën e kaluar. Kur të hapet gjithçka atëherë dihet si do të zhvillohet pandemia”, tha më tutje Abdyli për Front Online.