×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si të përdorni mjaltin që të mos plakeni?

    FrontOnline
    05 Shtator 2023

    Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut. Mjalti i bën mirë organizmit nga jashtë brenda.

    Ai është veçanërisht i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj. Në këtë artikull do të mësoni se si mund të përdorni mjaltin në rutinën e përkujdesjes për lëkurën.

    Maskë me mjaltë

    Njerëzit që vuajnë nga lëkura e thatë apo eczema duhet të përdorin mjaltin

    Mjalti është veçanërisht i rekomandueshëm në dimër kur lëkura thahet ndjeshëm. Lyjeni lëkurën me mjaltë në mbrëmje, mbajeni një orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

    Larja e lëkurës

    Njerëzit që kanë akne si pasojë e lëkurës së thatë mund të gjejnë shpëtim tek mjalti. Përzieni një lugë çaji me mjaltë, lëngun e një limoni dhe dy lugë çaji me ujë. Me këtë masë kremoze mund të lani lëkurën. Limoni do të eliminojë qelizat e vdekura ndërsa mjalti do ta ushqejë lëkurën me vitamina.

    Kundër plakjes

    Ju mund të përgatisni një maskë për lëkurën që të luftojë shenjat e plakjes. Përzieni dy lugë gjelle me mjaltë, çerek avokadoje, një lugë çaji me tërshërë të thatë dhe dy lugë çaji me lëng limoni. Kjo maskë do të pastrojë lëkurën dhe do ta ushqejë atë me vitaminë E dhe antioksidantë. Kjo maskë mund të aplikohet disa herë në javë ndërkohë që rezultatet e para vërehen pas një muaji.

    Si të ruani cilësinë e mjaltit

    Mjalti duhet ruajtur në një vend të errët dhe të freskët. Ai nuk duhet futur në frigorifer sepse ngurtësohet dhe nuk përhapet dot në lëkurë. Nëse e ruani në mënyrën e duhur, mjalti mund të rezistojë për vite të tëra./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’ ka shpërthyer debati i nisur tash e disa ditë për ndarjen e çmimit të madh. Vullneti...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët kanë pyetur moderatorin Alaudin Hamiti se pse Gjesti nuk është në “Prime”. “Ku është Gjesti”, pyeti Xheneta. Alaudini i tha se...
    Vip10 Janar 2025
    Pas vendosjes në nominim kokë më kokë, tensionet mes Leo dhe Drilonit janë rritur ndjeshëm, duke kulmuar në një përplasje të ashpër...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Nait Hasani kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar se sonte ka takuar bashkëfshatarët dhe veteranët e UÇK-së të fshatit...
    Vip10 Janar 2025
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, ka thënë se është ndjerë keq pa praninë e Gjestit brenda shtëpisë. Ajo thotë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.