×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Tiroidja është një gjëndër e vogël në formën e fluturës që ndodhet poshtë laringut. Ajo është e lidhur ngushtë me trurin dhe komunikimi kryhet nëpërmjet hormoneve.

    Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3, të cilat shkojnë në gjak. Sipas të dhënave këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien në peshë, plakjen e të tjera. Tiroidja bashkëpunon ngushtë edhe me mëlçinë. Nëse kjo e fundit nuk e ndihmon tiroiden për konvertimin e hormoneve, njeriu do të ndihet i sëmurë dhe i plogësht.

    Janë dy lloje problemesh: Hipertiroidizmi dhe Hipotiroidizmi.
    Ankthi dhe pagjumësia janë shenjat e hipertiroidizmit

    Pagjumësia dhe ankthi janë disa prej simptomave të hipertiroidizmit. Hipertiroidizmi ka të bëjë me prodhimin e tepruar të hormoneve nga tiroidja. Simptoma të tjera të hipertiroidizmit janë plogështia, rënia në peshë, rrahjet e shpeshta të zemrës dhe nervozizmi.

    Hipotiroidizmi

    Sipas informacioneve në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm. Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden. Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.

    Fakte që nuk i dinit për tiroiden

    Kjo gjëndër mund të përmbajë një sasi vdekjeprurëse hormonesh, të cilat nëse do të çliroheshin menjëherë në organizëm do të të merrnin jetën. Për fat të mirë, funksionet e tiroides kontrollohen me rreptësi nga sinjale të ndjeshme që lidhin trurin, tiroiden, volumin e gjakut dhe indet e trupit.

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Korrik 2025
    Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë Limoni është në përgjithësi shumë i shëndetshëm dhe...
    Lifestyle24 Korrik 2025
    Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025....
    Lifestyle23 Korrik 2025
    Mund ta keni pyetur veten pse ju dhe vëllezërit e motrat tuaja jeni kaq të ndryshëm. Ju jeni rritur në të njëjtën...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.