Një nga gratë më të bukura në botë, modelja braziliane Gisele Bundchen, ka mbushur 41 vite dhe akoma, si në fillim të karrierës së saj, ajo duket bukur.
Ajo lindi në Horizontin, më 20 korrik 1980 dhe u rrit me pesë motra të tjera, transmeton FrontOnline. Ajo donte të ishte një volejbolliste, por nëna e saj e regjistroi atë në një kurs modelimi.
Pas përfundimit të kursit, ajo u shpërblye me një udhëtim në Rio, ku u pa nga një agjente mode në qendrën tregtare. Në konkursin “Elite Model Bow”, ajo fitoi vendin e dytë, dhe shumë shpejt bëri debutimin e saj në Javën e Modës në Nju Jork në 1997.
Që nga viti 2001, ajo ka qenë një nga modelet më të paguara ndonjëherë, dhe në vitin 2007, ajo zuri vendin e 16-të në listën e ‘Forbes’ të personaliteteve më të pasura. Ajo mori pjesë në sfilatat e Victoria Secret nga viti 1999 deri më 2006 dhe gjatë karrierës së saj ajo u shfaq në 1200 faqe të revistave. Ajo ishte fytyra e shumë fushatave të modës, markave luksoze, reklamave.
Ajo ishte në një lidhje me aktorin Leonard DiCaprio për pesë vjet, dhe në 2004, revista “People” i quajti ata çifti më i bukur. Marrëdhënia e tyre përfundoi në 2005.
Së shpejti, më saktësisht në 2006, modelja u takua me sportistin Tom Brady, dhe çifti u martua nmë 2009. Ata kanë dy fëmijë, djalin Benjamin dhe vajzën Vivian.
Sot ajo gëzon jetën familjare, jogën dhe meditimet. Ajo thotë se “plakja është një pjesë e bukur dhe natyrore e jetës dhe injoron njollat”.
“Plakja është një proces i natyrshëm dhe është një pjesë e pandashme e jetës sonë. Është shumë sfiduese dhe është diçka që duhet ta përqafojmë sepse po kalojmë faza të ndryshme në jetë, ndërsa plakemi, bëhemi më të kënaqur me veten, mësojmë gjëra të reja dhe fitojmë përvoja të vlefshme”./FrontOnline/