×
  • Lajme
  • Lajme

    Si iu ankua Vuçiq amerikanëve dhe Trumpit nëpërmjet gjeneralit të pensionuar amerikan

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Në takim kokë-më-kokë mes një gjenerali të pensionuar të ushtrisë amerikane dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, dëshmoi se cfarë kursi ndjek Serbia, kur vjen puna te negociatat me Kosovën.

    Vitin e kaluar, gjenerallejtënanti i pensionuar amerikan, Ben Hodges, që ka qenë komandant i forcave amerikane në Evropë, ka marrë një kërkesë interesante nga autoritetet serbe; ftohej që ta takonte presidentin serb, shkruan BIRN, transmeton Gazeta Express.Hodges, që pranoi kërkesën e Vuçiqit, e kishte të paqartë pse presidenti serbi deshi ta takonte atë. Për këtë e kishte pyetur një bashkëbisedues serb, e përgjigja ishte “Vuçiq nuk ka askënd për të folur”.

    Ish-komandanti priste takim zyrtar me Vuçiqin e deri diku edhe një ceremoni, por ndodhi e kundërta. Presidenti serb e kishte organizuar një takim të mbyllur, vetëm mes atyre të dyve dhe madje nuk ishte mbajtur as proces verbal. Takimi ndodhi në mesin e majit.

    Hodges ka shkuar në Beograd vetëm pak ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Vuçiq e kishte përcjell këtë ngjarje, e i ka thënë ish-gjeneralit amerikan “pa marrë parasysh se cka mendon për Presidentin Trump, kjo është një gjë shumë e madhe për krejt rajonin, që një kryeministër i një shteti të vogël si Hungaria, ta ketë mundësinë ta takojë presidentin amerikan”.

    Sipas Vuçiqit, ai takim ishte shenjë e mirë që SHBA’ja interesohet për Ballkanin.

    Vuçiq i ka thënë Hodges-it se ndihet në presion nga të gjitha anët për cështjen e Kosovës. Sipas ish-komandantit amerikan, Vuçiqit i duhet t’ia demonstrojë popullit serb se si negociatat me Kosovën për normalizim do të kërkojnë “një sakrificë” nga ana e Serbisë.

    “Nuk është negociatë nëse nuk humb diçka, kështu që duhet të kesh diçka për të dëshmuar pse je dorëzuar. Kështu që, ideja e Perëndimit për integrim është shumë e rëndëishme”, komenton Hodges.

    Ai thekson se Vuçiq është i zënë ngushtë nga presioni brenda dhe jashtë Serbisë në lidhje me dialogun me Kosovën.

    “Nga vitiza kuptova që ai [Vuçiq] është qartas nën presion të madh nga Kremlini, Kisha Ortodokse Serbe, organizatat e veteranëve dhe të tjerët…”, ka thënë Hodges.

    Sic Vuçiq i ka thënë ish-komandantit, ai e admiron Trumpin, me të cilin i kanë shtrënguar duart rreth katër herë. Me Trumpit, Vuçiqi mund ta bëjë diferencën prej SHBA’së, pasi ai nuk është përfshirë në politikat e viteve të ’90-ta, të cilat cuan në bombardimin e Serbisë dhe njohjen e Kosovës nga SHBA’ja, në vitin 2008.

    Vuçiq ka brengë zbrazjen e Serbisë nga të rinjtë, prandaj dëshiron marrëveshje ekonomike, që do ta ngrisnin shtetin ekonomikisht.

    Richard Grenell, emisar i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, i ka parë këto apetetite të Vuçiqit dhe dëshiron t’ia servojë atë që presidenti serb do, në këmbim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.