×
  • Lajme
  • Lajme

    Si i ndau “Ministri i Labit” nga 100 euro për punëtorët e ministrisë në kundërshtim me ligjin

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Muaji i fundit i vitit 2018 ishte më ndryshe për 15 punonjës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Ata përfituan nga 100 euro shtesë mbi paga sipas një vendimi të ish-ministrit Ekrem Mustafa të nxjerrë më 28 dhjetor të 2018-s.

    Por, ky vendim i ministrit nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR) dyshohet të jetë në kundërshtim me Ligjin për Pagat e Nëpunësve Civilë, ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit.

    Në auditimin e realizuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Auditori Gjeneral ka gjetur se vendimi i ministrit Mustafa për t’i shpërblyer 15 punonjës të Ministrisë me nga 100 euro “si mirënjohje për punëtorët e dalluar”, ishte në kundërshtim me rregulloret e këtij institucioni.

    Auditori ka vënë në pah faktin se nëpunësit civilë mund të kompensohen financiarisht vetëm në raste të punëve jashtë orarit, gjatë festave, pushimit vjetor apo gjatë lehonisë.

    “Përmes këtij vendimi ishin shpërblyer 15 punonjës të shërbimit civil nga kategoria Subvencione dhe Transfere. Kjo ka ndodh për shkak të mos përfilljes së kërkesave ligjore nga menaxhmenti i ministrisë. Kompensimi me para i punonjësve jashtë sistemit të pagave ndikon në rritjen e shpenzimeve të ministrisë dhe shmang pagesën e kontributeve dhe tatimeve të obliguara me ligj”, ka gjetur Auditori i Përgjithshëm.

    ZKA-ja, në raportin e publikuar më 22 korrik të 2020-s, ka rekomanduar ministrin që të sigurojë se kompensimet e stafit bëhen vetëm në rastet e parapara me ligjin e pagave dhe të ndërpres praktikat e tilla të shpërblimeve pa bazë ligjore.

    “Për më tepër, mjetet nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve të ndahen sipas destinimit për të cilin janë alokuar dhe në pajtim me kërkesat ligjore”, thuhet në raportin e Auditorit Gjeneral.

    Ekrem Mustafa ishte emëruar ministër i Punëve të Brendshme më 16 tetor të vitit 2018 pas insistimit të gjatë të ish-deputetit të AKR-së, Labinot Tahirit, për emërimin në ekzekutiv të një ministri me prejardhje nga Komuna e Ferizajt.

    Këngëtari Tahiri e kishte konfirmuar vetë në fund të vitit 2018 se insistimi i tij tek asokohe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e kishte bërë Mustafën ministër të Punëve të Brendshme. /Insajderi.org

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.