×
  • Lajme
  • Lajme

    Si e shantazhonte Enis Haradini kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin – Kërkonte 850 mijë euro

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër E.H, pasi që i njëjti duke u prezantuar si bashkëpunëtor dhe person me ndikim te prokurorët e specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë, kishte kërkuar 850 mijë euro nga i dëmtuari B.P.

    E personi që kërkonte gjithë këto para duke shantazhuar mësohet se është Enis Haradini, i cili i ka kërkuar biznesmenit dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli që të paguaj paratë për ta shpëtuar nga hetimet e Gjykatës Speciale.

    Sipas Prokurorisë, i pandehuri Enis Haradini i ka dërguar edhe vajzës së të dëmtuarit (në këtë rast Behgjet Pacollit) mesazh me përmbajtje “Babai yt është në rrezik dhe ti mundesh me evitua situatën”.

    Tutje thuhet se krejt këto veprime i pandehuri i ka bërë me qëllim që i dëmtuari të ia dorëzoj shumën e kërkuar të të hollave për çka i dëmtuari B.P. rastin e lajmëron në polici e që edhe me punë operative të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, DHKR në Prishtinë, më 10.03.2020, i pandehuri E.H arrestohet dhe vepra i mbetet “në tentativë”.

    Me këto veprime i pandehuri E.H. ka kryer veprën penale “Detyrimi në tentativë” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. /fakteplus/

    Komunikata e plotë:

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër E.H. për shkak të veprës penale “Detyrimi në tentativë” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

    Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri E.H. nga muaji qershor i vitit 2019 e deri më 10.03.2020, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka tentuar që ta detyroj të dëmtuarin B.P. që të veproj në dëm të pasurisë së tij, duke përdorur kanosjen serioze se i njëjti do të gjykohet nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë po qe se nuk ia dorëzon shumën e kërkuar të të hollave, në atë mënyrë që është paraqitur rrejshëm si bashkëpunëtorë dhe person me ndikim te prokurorët e specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë, ashtu që do të prezantoj provat në rastet e imagjinuara ndaj tij dhe fillimisht i kërkon shumën e të hollave prej 850.000.00 euro, pastaj shumën prej 360.000.00 Euro dhe së fundmi 190.000.00 euro.

    Po ashtu, i pandehuri E.H. i ka dërguar edhe vajzës së të dëmtuarit mesazh me përmbajtje “Babai yt është në rrezik dhe ti mundesh me evitua situatën“, krejt këto veprime me qëllim që i dëmtuari të ia dorëzoj shumën e kërkuar të të hollave për çka i dëmtuari B.P. rastin e lajmëron në polici e që edhe me punë operative të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, DHKR në Prishtinë, më 10.03.2020, i pandehuri E.H arrestohet dhe vepra i mbetet në tentativë.

    Me këto veprime i pandehuri E.H. ka kryer veprën penale “Detyrimi në tentativë” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim...
    Lajme17 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Prokuroria e lartë publike në Beograd ka hapur një hetim lidhur me shpalosjen e një flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën...
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me zjarrin në...
    Lajme17 Mars 2025
    Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit Hashim Thaçit. Selmanaj,...
    Lajme17 Mars 2025
    Besian Mustafa nga Lidhja Demokatike e Kosovës, tha se partia e tij do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.