×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet gjykimi për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Florim Laçi me mbrojtësin e tij, avokatin Ilmi Hoxha, si dhe të akuzuarit Avdush Qukovci, është shtyrë seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Në këtë rast, Laçi dhe Qukovci bashkë me Hamëz Limajn, Arment Oranën, Lavdim Sllamnikun dhe Shabedin Rekën, akuzohen për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove.

    Gjykatësi i rastit, Musa Konxheli njoftoi se të gjitha palët në procedurë janë ftuar në mënyrë të rregullut, por nuk dihet mungesa e tyre.

    Për të akuzuarin Qukovci, avokati i tij Florent Latifaj tha se i njëjti ka pranuar ftesën por se propozon që gjykimi ndaj tij të zhvillohet në mungesë.

    Mirëpo, gjykatësi Konxheli tha se pasi që mungojnë edhe i akuzuari Laçi dhe avokati i tij Hoxha, nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e seancës.

    Gjithashtu, gjykatësi njoftoi se gjykimi në mungesë është duke u aplikuar për të akuzuarin Shabedin Reka.

    Të pranishëm në seancë ishin të akuzuarit Hamëz Limaj, Arment Orana dhe Lavdim Sllamniku, me mbrojtësit e tyre Enver Maxhuni, Selman Bogiqi, Shkelzen Sopjani dhe Shkodran Mavraj.

    Të akuzuarit Florim Laçi, Hamëz Limaj, Arment Orana, Shabedin Reka dhe Avdush Qukovci, në seancën e 25 tetorit 2023 e kanë pranuar fajësinë lidhur me veprat penale me të cilat ngarkohen. Kurse, i akuzuari Lavdim Sllamniku pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

    Sipas aktakuzës së PRSK-së, të ngritur më 3 qershor 2022, Florim Laçi, Hamëz Limaj, Arment Orana, Shabedin Reka, Avdush Qukovci dhe Lavdim Sllamniku, akuzohen për “Shpëlarje të parasë”. Të akuzuarit Reka, Orana dhe Qukovci ngarkohen edhe për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Kurse, të akuzuarit Orana dhe Sllamniku ngarkohen edhe për “Armëmbajtje pa leje”./“Betimi për Drejtësi”.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për Kosovën po shihet shqetësues nga njohësit e çështjeve juridike. Sipas tyre, në të njëjtin...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se kanë mbajtur akademinë përkujtimore për nder të heroit të Kosovës...
    Lajme28 Prill 2024
    Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në zonat që i posedon Prishtina Parking e ndjekin një rregullore të re...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Ushtria iraniane e ka prezantuar të dielën një dron të ri sulmues, i cili është i dizajnuar për të fluturuar drejt në...
    Lajme28 Prill 2024
    Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thonë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Qytetarët të cilët...
    Lajme28 Prill 2024
    Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendësministrit, Arbër Vokrrit, Radoica Radomiroviqit dhe kryetarit të Leposaviqit...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2022 në 2023, sipas studiuesve. Kishte 171,153 raste...
    Opinione28 Prill 2024
    Shkruan: Xhevdet Pozhari Jo vetëm sot, por qëmoti Serbia ka bërë çmos që t’i mbajë nën kontroll Kosovën dhe Maqedoninë. Siç ka...
    Kronika28 Prill 2024
    Një kasafortë me para është vjedhur ditën e shtunë në Viti. Persona të panjohur kanë kryer vjedhje në objektin ku ishte kasaforta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.