×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtrirja e VV-së në Maqedoni, Ahmeti e quan të pashëndetshme – thotë se e copëton elektoratin shqiptar

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk e ka mirëpritur idenë e Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë shtrirje si subjekt partiak edhe në Maqedoninë e Veriut.

    ”Deri tani kemi pasur gjashtë parti në Maqedoni. Copëtohet elektorati shqiptar”.”Kam konsideratë për të gjitha partitë në Kosovë, edhe në Vetëvendosje”, është shprehur Ahmeti.

    ”Do të isha jashtëzakonisht mirënjohës që nëse kanë vërejtje në këto politika që kam drejtuar, le t’mi thonë si shoku –shokut”.”Por është e drejtë legjitime që kushdo që të hapë parti, mund ta bëjë atë”.A i frikësohesh fitores së Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut?

    ”Janë qytetarët ata që vendosin, mund të them që për 18 vjet kam fituar të gjitha ciklet zgjedhore”.”Nëse vendosin qytetarët ndryshe, kjo është mëse legjitime”, shprehet ai.Kreu i BDI-së foli edhe për raportet me Albin Kurtin.
    ”Kam pasur dhe kam relacione miqësore”.”E kisha takuar dy apo tri herë në selinë e BDI-së vite më parë – biseduam për shumë çështje, ka tre vite radhazi kam shumë bashkëpunëtorë që janë në organet drejtuese në LVV ashtu sic janë në Aleancë”.”Unë i ruaj miqtë, pa ndërhyrë në politikat e brendshme të partive të tyre dhe atë të Kosovës. Kosovën e kam pikë të dobët, është vendlindja ime e dytë. Dua të gjitha të mirat për Kosovën”.”Pjesë të veprimtarisë e kam atë, jam në komunikim me të gjithë – dhe ruaj me të gjithë miqësitë dhe nuk kam pasur të them as përplasje apo diçka të tillë me të gjithë miqtë atje që kam”.Ali Ahmeti në Rubikon me Adriatik Kelmendin e cilësoi si jo të shëndetshme themelimin e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut, njofton Klan Kosova.”Nuk mendoj që do të ishte e shëndetshme”.”Dua si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana, le t’më thonë që ”këtu e ke gabim”. Unë kam bashkëveprimtar, çdo gjë mund t’ma thonë – kam mendimet e mia dhe nuk hidhërohem”.”Por jo ama të punojnë pas shpine”.”Do më irritonin dhe dëshpëronin nëse më punojnë pas shpine – le t’ma thonë hapur. Që nga vitet ’80-të, kam punuar, dhe nuk janë pak vite”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.