×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtohet numri i vjedhjeve gjatë pandemisë

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Që nga 13 marsi, kur në Republikën e Kosovës, janë paraqitur rastet e para me Covid-19, e deri më 13 maj, Policia e Kosovës (PK) ka raportuar për 93 raste të kryerjes se veprave penale të vjedhjes.Sikurse në muajin e parë të izolimit, ashtu edhe në të dytin, shqetësues mbetet fakti se numri më i madh i tyre i takon veprës penale të vjedhjes së rëndë.Sipas raporteve 24 orëshe të PK-së, gjatë muajit të parë të pandemisë janë raportuar 52 raste të vjedhjeve të ndryshme.

    Ndërkaq, gjatë muajit të dytë të pandemisë, janë raportuar 41 raste, që do të thotë se është shënuar rënie e numrit të veprave penale të këtij lloji.Sipas të dhënave të PK-së, në lidhje me veprën penale “vjedhje”, në muajin e dytë të izolimit për shkak të pandemisë globale “Covid 19”, 4 raste janë shënuar në Pejë, pasuar me 3 raste të shënuara në Prishtinë dhe nga 1 rast në Gjakovë, Prizren dhe Mitrovicë.Ndërkaq, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, në lidhje me muajin e dytë, janë raportuar 29 raste.

    Tutje, si vjedhje e rëndë, nga 8 raste janë shënuar në Prishtinë dhe në Mitrovicë, 3 raste në Pejë, nga 2 raste në Podujevë, Istog, Deçan, kurse nga një rast në Leposaviç, Fushë Kosovë, Gllogoc, dhe Gjakovë.Mirëpo, gjithnjë sipas të dhënave të PK-së, për të cilat “Betimi për Drejtësi” ka raportuar pas muajit të parë të izolimit, për veprën penale të vjedhjes, ishin raportuar 9 raste dhe atë 3 raste në Prishtinë, kurse nga një rast në Pejë, Vushtrri, Leposaviq, Istog, Prizren dhe Mitrovicë.Gjithashtu, gjatë të njëjtës periudhë, për vjedhje të rëndë ishin raportuar 38 raste dhe atë 7 raste në Prishtinë, 6 raste në Mitrovicë, nga 5 raste në Prizren e Pejë, 3 raste në Istog, 2 raste në Zubin Potok, kurse nga një rast në Skenderaj, Leposaviq, Shtime, Deçan, Podujevë, Graçanicë, Fushë Kosovë, Suharekë, Klinë dhe Gllogoc.Sa i përket veprës penale “vjedhje pylli”, PK gjatë muajit të parë të pandemisë ka raportuar për dy raste të tilla dhe atë një në Kamenicë dhe një në Bjeshkën e Moknës, ndërsa për muajin e dytë është raportuar vetëm për një rast në Pejë, raporton “Betimi për Drejtësi”.Ndonëse në Pejë, muajin e parë ishte raportuar një rast për veprën penale “vjedhja e shërbimeve” dhe në Prishtinë është raportuar një rast për veprën penale “vjedhje grabitqare”, në muajin e dytë nuk është shënuar asnjë rast nga këto veprave penale, përveç një vjedhjeje në tentativë në qytetin e Prizrenit.Të gjitha llojet e veprave penale të lartpërmendura hyjnë në kuadër të Kapitullit XXVI të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.