×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtimi i rasteve, këto janë masat që pritet të merren në Prishtinë

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Prishtina vazhdon të jetë qyteti me numrin më të madh të të infektuarve nga COVID-19 tash e disa javë. Sot janë shënuar 72 raste pozitive. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se pret të rritet kontrolli, para një vendimi ndryshe për kryeqytetin, raporton Express

    Gazeta Express nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë mëson se momentalisht nuk do të ketë masa të reja në kryeqytet.

    “Do të mbikëqyren institucionet lokale dhe qendrore në Prishtinë. Do të ketë shtim të mbikëqyrjes së respektimit të masave ekzistuese. Po ashtu do të shikohet a po respektohet qarkorja e shpërndarë nëpër institucione për reduktim të takimeve. Do të shtohen inspektimet në qytet. Do të mbikëqyret respektimi i masave aktuale”, ka thënë ky burim.

    Ndërkohë, Express mëson po ashtu se pritet të ketë një takim ndërmjet kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të diskutuar rreth situatës me COVID-19 në vend.

    Çka përmban qarkorja që Ministria e Shëndetësisë ka dërguar në institucionet lokale dhe qendrore

    Të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, duhet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme. Rekomandohet të përdoren format online të takimeve, të punës dhe aktivitetet tjera.

    Policia e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë me komunat dhe shtabet emergjente, duhet të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës.

    Së bashku, inspektimet duhet të vazhdojnë me ritëm të shtuar, gjobat të jepen sipas Ligjit për luftimin e pandemisë Covid-19 dhe të zbatohet me përpikëri, pa përjashtim.

    Secili institucion të ketë veprime në pajtim me ligjin dhe në ditët në vijim do të ketë raportim për aktivitetet e ndërmarra për të parandaluar një valë tjetër, e cila në rrethanat edhe të gripit sezonal dhe viruseve tjerë eventual, mund të shkaktojnë përkeqësim të situatës së pandemisë.

    Ndërkohë, numri total i personave të infektuar nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 17 mijë e 263, derisa deri më tani janë testuar 82 mijë e 678 persona.

    IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 49 pacientë, ndërkaq numri total i të shëruarve ka shkuar në 14 mijë e 836.

    1 mijë e 770 persona po përballen ende me koronavirusin, derisa 657 kanë vdekur si pasojë e tij.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e ’Raportit monitorues: “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031” për periudhën...
    Lajme26 Prill 2024
    Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi dyshohet se i njëjti ka...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha...
    Lajme26 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...
    Sport26 Prill 2024
    Prokuroria në Gjilan ka dhënë një kërkesë të cuditshme pas rrahjes fizike që drejtori sportiv i klubit “Drita”, Valon Zymberi ia bëri...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është i bindur se ekipi i tij do të jetë më i mirë në sezonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia përmbyllëse dhe u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.