×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Shtatë vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Sot bëhen shtatë vjet që kur Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi.

    Pasditen e 21 marsit 2018, me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz lotsjellës nga Vetëvendosje. Për shkak të hedhjes së gazit atë ditë, shumica e deputetëve të VV-së u përjashtuan nga seanca.

    Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tre vjet dhe u parapri nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarët, politikanët dhe ndërkombëtarët.

    Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit në Vjenë të Austrisë në vitin 2015. Mirëpo, deri te ratifikimi i saj në Kuvend, Kosova kaloi nëpër trazira të ndryshme. Në atë kohë, opozita kundërshtoi demarkacionin përmes protestave dhe gazit lotsjellës në Kuvend.

    Kjo marrëveshje u shndërrua në një ndër kushtet kryesore të shtetit të Kosovës për liberalizimin e vizave dhe nuk u votua nga deputetët deri në momentin kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij malazez, Filip Vujanoviq, nxorën një deklaratë të përbashkët e cila parasheh rishikimin dhe përmirësimin e gabimeve eventuale.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës...
    Lajme23 Mars 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me një kërkesë që ta iniciojë në Gjykatën Kushtetuese “pezullimin e vendimit...
    Lajme23 Mars 2025
    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit....
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e  110 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Lajme23 Mars 2025
    Edhe pak ditë bëhen katër vite kur në pozitën e parë të shtetit është zgjedhur Vjosa Osmani. Ish-deputetja femër më e votuar...
    Lajme23 Mars 2025
    Një shtëpi në Rahovec është përfshirë nga zjarri. Përveç saj, zjarri ka kapluar edhe kulmin e një shtëpie afër saj. Zjarrfikësit e...
    Lajme23 Mars 2025
    10 persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale. Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar...
    Lajme23 Mars 2025
    Një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme...
    Lajme23 Mars 2025
    Një grua dyshohet se është dhunuar dje në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “DHUNIM- Prishtinë /22.03.2025 –...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.