×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër vitet e Presidentes Osmani/ Në shërbim të Kurtit dhe jounifikuese

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Edhe pak ditë bëhen katër vite kur në pozitën e parë të shtetit është zgjedhur Vjosa Osmani.

    Ish-deputetja femër më e votuar e LDK-së por edhe në vend me 2017, më pas kandidatja e kësaj partie për kryeministre me 2019, arriti që në prill të vitit 2021 të bëhet presidente e Kosovës.

    Ndonëse nuk ishte propozuar nga ish-partia e saj – LDK-ja, Osmani kishte arritur që ish-bashkë partiakët të i bindë për të qëndruar të paktën në sallë, në ditën kur ajo ishte zgjedhur Presidente e vendit, në mënyrë që të ia mundësonin të paktën kuorumin e mjaftueshëm.

    Megjithatë, këto katër vjet kanë qenë gjithashtu të mbushura me sfida dhe kritika.

    Një nga shqetësimet më të shprehura nga analistët dhe opozita ka qenë se Osmani nuk ka arritur të krijojë një qasje konsensuale dhe bashkëpunuese me partitë politike të Kosovës, veçanërisht në çështjet që kërkojnë unitet të gjerë politik dhe shoqëror.

    Shumë herë, ajo është akuzuar për veprime të njëanshme, duke mos përfshirë mjaftueshëm partitë opozitare dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm të politikës kosovare në vendimmarrjen e saj.

    Madje për më shumë se tri vite e gjysmë, ajo nuk kishte kritikuar fare Qeverinë e Kosovës, përkundër shumë kritikave dhe gjërave që kishin ndodhur, por Osmani ndryshoj qasje dhe gjuhë, u bë më e ashpër dhe më kritike ndaj ekzekutivit, e kjo ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, ku Osmani bëri kritika për luajtje të bixhozit me fatin e Kosovës.

     

    Deputetja e AAK-së: Vjosa Osmani si deputete ishte shumë e zëshme, si Presidente në periudhën me të rëndësishme heshti

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline, rreth punës katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit.

    Kadrijaj, potencon se si deputete Osmani ishte shumë e zëshme, por si Presidente u bë shumë e heshtur.

    ‘’Ka qenë e çuditshme duke e njohur Vjosën edhe si deputete dhe kemi qenë pjesë edhe e komisioneve për plotë mandate, ka qenë e zëshme dhe në periudhën më të madhe dhe më të rëndësishme të kohës ka heshtur përballë gjitha proceseve që kanë ndodhur’’ thotë ajo.

    Deputetja Kadrijaj, potencon se reagimin e parë të Presidentes Osmani, e ka parë tek vitin e kaluar.

    ‘’Reagimin e parë të Osmanit sa i përket politikës së jashtme, ka qenë vonë që e ka bërë në Kuvend, por më mirë vonë se hiq, por tash nuk e di sa mundet me i rikuperua gjithë atë heshtje që e ka bërë’’ shprehet ajo.

    Sipas saj, Osmani ka qenë dashur të ishte më konsensuale.

    ‘’Ka qenë dashur të ishte konsensuale dhe të ishte më e zëshme si përfaqësuese e politikës së jashtme. Në vizitat e fundit që i ka pasur, ndoshta ka punuar në rikuperim të raporteve, por edhe me aletët tanë’’ u shpreh deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

     

    Ish-ambasadori Dedaj: Osmani ishte e kundërta e unifikimit, ishte aty ku e shihte interesin personal – Bëri grushtet kur u bë Presidente

    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit.

    Dedaj, Presidenten Osmani e quan të kundërtën e unifikimit, duke thënë se ajo vendos interesat e saja personale mbi të gjitha.

    ‘’Vjosa Osmani si figurë e cila do duhej të personifikonte unitetin qytetar dhe politik në Republikën e Kosovës siç e obligon edhe Kushtetuta e Kosovës, ajo në praktikë e ka bërë të kundërtën. Zonja Osmani ne fakt njihet si figurë egocentrike, përparëse dhe gjithmonë gjendet aty ku e shef interesin personal’’ thotë ai.

    Dedaj, potencon se Osmani kishte përqarë edhe LDK-në, kur ishte pjesë e saj, derisa thotë se tani nuk e di se kah do të ia mbajë.

    ‘’Në vitin 2021 kishte përqarë LDK-në, parti kjo e kishte rritur dhe bërë figurë publike, duke kaluar në VV, pastaj duke themeluar Listen GUXO, ku edhe nga aty u largua. Sdo mend se tash kur po i afrohet fundi i mandatit është duke bërë llogaritë kah të ia mbajë për të ruajtur poziten e saj si presidente e zgjedhur edhe me votat e përfaqësuesve të Listes Serbe dhe me mbështetjen e vetë Radojçiqit’’ deklaron ai.

    Sipas ish-ambasadorit, në fushën e diplomacisë, Presidentja Osmani ka dështuar totalit.

    ‘’ Ne fushën qe e mbulon funksioni dhe pozita e saj, siç është diplomacia dhe politika e jashtme,aty ka dështuat plotësisht dhe për tërë mandatin nuk i sjelli Kosovës asnjë njohje, asnjë antarësim, pos sanksioneve ndërkombëtare dhe dëmtimit tē partneritetit dhe të integrimit Euro-Atlantik’’ thotë Dedaj

     

    Spahiu me kritika për Osmanin: U tregua jo patriote dhe egoiste, kontaktet i shfrytëzoj për njohje personale dhe jo për Kosovën

    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit.

    Spahiu, thotë se Osmani ka pasur kontakte të shumëta gjë që sipas tij ia ka mundësuar për faktin se është një femër dhe më lehtë me depërtua dhe duke folur mirë anglishtën

    ‘’Nuk ishte e pritshme që Osmani të ishte neutrale sepse vinte nga një forcë politike, mirë po edhe partia e saj e ka braktisur. Në aspektin e marrëdhënieve ka pasur kontakte të shumta gjë që ia ka mundësuar për faktin se është një femër dhe më lehtë me depërtua dhe duke folur mirë anglishten, ka mundur të ketë kontakte, por këto kontakte nuk sollën ndonjë fryt për Kosovën.’’ thotë ai.

    Spahiu, potencon se e para e shtetit kontaktet e saja me ndërkombëtar i ka shfrytëzuar për njohje personale dhe jo për dobi të Kosovës.

    ‘’Ajo këto kontakte i ka shfrytëzuar më shumë për njohje personale por jo për dobi të Kosovës’’ deklaron ai.

    Madje, për analistin Spahiu, Osamani del të jetë edhe jo patriote, për faktin se e para e vendit i referohet Kosovës kur flet në gjuhën angleze si ‘’Kosovo’’ dhe jo ‘’Kosova’’.

    ‘’Thjeshtë Osmani jo-patriotizmin e saj e ka treguar në shumë raste dhe në rastin kur Kosovës i referohet si ”Kosovo” kur flet anglisht ndryshe nga Kurti dhe Gërvalla që i referohen me ”Kosova” dhe jo ”Kosovo” derisa Osmani thotë ”Kosovo”, potencon ai.

    Sipas analistit Spahiu, Presidentja Osmani, dëshiron të duket bukur para ndërkombëtarëve, por nuk i ka sjellur dobi Kosovës.

    ‘’Ajo dëshiron të duket bukur para ndërkombëtarëve dhe kaq, por nuk i ka sjellur ndonjë dobi Kosovës. Gjatë luftës Rusi-Ukrainë e ka tepruar me retorikë anti-ruse, anti-Putin, ndërkohë ka mjftuar të thotë që Kosova e dënon agresionin rus në Ukrainë, kur tash po e shohim se si Trump po merret vesh me Putinin dhe Rusinë. Ajo në misionin e saj më tepër ka dashur të ekspozohet si një person dhe të tregoj egoizëm, por nuk i është bërë vonë për interesat e Kosovës.’’ Përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Prill 2025
    Njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri, për FrontOnline ka folur lidhur me mënyrën si janë shpenzuar mbi 29 milionë euro nga institucionet qeveritare...
    Lajme22 Prill 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se tashmë është kthyer në operim njësia A-4 në termocentralin Kosova A. Sipas këtij njoftimi, kjo...
    Lajme22 Prill 2025
    Raportohet se minatorët e Flotacionit të Kishnicës janë futur në grevë Arsyeja e ndaljes së punës është se ata ende nuk i...
    Të tjera
    Kronika22 Prill 2025
    Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Me vdekjen e Papa Françeskut, në Vatikan hapet një seri e gjatë ngjarjesh që do të çojnë në konklavën për zgjedhjen e...
    Lajme22 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur për shpenzimet e institucioneve gjatë tri viteve të fundit,...
    Lajme22 Prill 2025
    Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi. Lajmin e bëri të ditur kryetari Përparim Rama. Përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet...
    Lajme22 Prill 2025
    Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.